Bota

‘Hoteli i konteinerëve’/ Turisti britanik revervoi përmes faqes Airbnb, por çuditet nga ajo sheh kur mbërrin në “vilë”

Tifozi i futbollit, Ben Speller mbërriti në qytetin holandez përpara ndeshjes së Tottenham dhe ishte i kënaqur, pasi do të qëndronte në një shtëpi të pastër në Amsterdam, me një banjo private.
Featured image of article: ‘Hoteli i konteinerëve’/ Turisti britanik revervoi përmes faqes Airbnb, por çuditet nga ajo sheh kur mbërrin në “vilë” Turisti britanik dhe "vila"në Amsterdam

HOLANDË- Një turist britanik që rezervoi një shtëpi 100 paund në natë në Amsterdam nëpërmjet faqes Airbnb, ishte habitur, pasi “vilë” kishte një formë të çuditshme, ajo ngjante  si një konteiner anijeje e ngritur në rrugë.

Tifozi i futbollit Ben Speller mbërriti në qytetin holandez përpara ndeshjes së Tottenham Hotspur kundër skuadrës vendase Ajax javën e kaluar.

Speller ishte i kënaqur kur ai erdhi në listë për një “shtëpi të pastër në Amsterdam me një banjo private”.

Por, londinezi mbeti i habitur pas mbërritjes në “vilë “, brenda saj ishte mobiluar një dhmë, me tre dyshekë dhe një tualet portative brenda saj.

Ai i tha faqes së lajmeve holandeze AT5: ‘Ne kishim kaluar tashmë konteinerin tre herë me taksi, duke u përpjekur për të gjetur vendin. Ne menduam, se nuk mund të jetë ajo vila”, u shpreh londinezi.

Burimi: Daily Mail

(a.m/dosja.al)

Shto Koment