Aktualitet

Horrori në Kombinat/ Hetuesit i mbajnë shpresat tek telefonatat e Zhanetës, Prokuroria i nis me urgjencë shkresë kompanisë celulare

Prokuroria i ka dërguar një letër kompanisë telefonike për numrat e përdorur nga familja Josifi dhe për të mësuar se me kë kanë kontaktuar nga janari i vitit 2020.
Featured image of article: Horrori në Kombinat/ Hetuesit i mbajnë shpresat tek telefonatat e Zhanetës, Prokuroria i nis me urgjencë shkresë kompanisë celulare Anisa Zhaneta dhe Blerta Josifi

TIRANË– Policia ende nuk ka ndaluar asnjë person për ngjarjen horror në Kombinat, ku humbën jetën Anisa dhe Xhaneta Josifi. Hetuesit deri më tani kanë marrë në pyetje shumë persona, një pjesë e mirë e tyre janë pjesëtarë të sekteve fetare, por nuk ka lëshuar asnjë urdhër ndalimi.

Mesa duket hetuesit i ka “shpresat” tek telefonatat që kreu së fundmi Zhaneta. Mësohet se Prokuroria i ka dërguar një letër kompanisë telefonike për numrat e përdorur nga familja Josifi për të mësuar se me kë kanë kontaktuar nga janari i vitit 2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave “bashkëjetuan” për disa kohë me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56-vjeçe dhe Anisa Josifi 30-vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthull që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment