Aktualitet

Horrori në Kombinat/ Era e rëndë e trupit të Anisës alarmoi fqinjët në pallat, 3 javë më parë iu trokiti policia në derë, si u justifikua 56-vjeçarja

Zhaneta Josifi kishte deklaruar para policisë se bashkë me vajzat e saj qëndronin në izolim për shkak të COVID-19. Ndërkohë banorët e pallatit ishin ankuar për erën e rëndë, pasin trupi i Anisës kishte filluar të dekompozohej.
Featured image of article: Horrori në Kombinat/ Era e rëndë e trupit të Anisës alarmoi fqinjët në pallat, 3 javë më parë iu trokiti policia në derë, si u justifikua 56-vjeçarja Familja Josifi dhe foto nga pallati ku ndodhi ngjarja e rëndë.

TIRANË- Detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën të vdekura në banesën e tyre, Xhaneta dhe Anisa Josifi. Mësohet se për gati 2 muajsh kjo familje jetonte në izolim dhe nuk kishin asnjë kontakt me fqinjët. I vetmi që interesohej për to ishte vëllai i Zhanetës, i cili edhe para 3 javësh kishte tentuar të komunikonte me të motrën, e cila i shmangej kontaktit me të apo dhe vizitave në shtëpi.

Duke parë këtë situatë i vëllai kishte shkuar në polici, ku kishte treguar për sjelljen e çuditshme të motrës së tij.  Për të verifikuar situatën nga afër, një patrullë policie u shkoi në banesë familjes Josifi. Punonjësit e policisë  e pyetën Zhaneta Josifin nëse kishin ndonjë problem për faktin se pse rrinte në izolim bashkë me me vajzat. Kjo e fundit kishte deklaruar se ishin izoluar për shkak të COVID-19 dhe për arsye personale. Ndërkohë fqinjët ishin alarmuar nga era e rëndë, pasi prej 5 muajsh, Zhaneta bashkë me të bijën Blertën, mbanin në banesë trupin e pajetë të Anisës. Këtë të fundit e lyenin me vaj e uthur dhe e kishin mbuluar me disa batanije.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbërmjen e djeshme Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”. Anisa kishte pesë muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment