Bota

HORROR në Meksikë/ Akte barbare në ditën e zgjedhjeve, disa persona hedhin gjymtyrë të prera dhe koka njerëzish brenda qendrave

Pas kësaj ai u largua me shpejtësi në këmbë. Minuta më vonë, një person tjetër hodhi dy çanta me mbetje njerëzore dhe duar të prera rreth 100 metra larg një qendre tjetër votimi.
Featured image of article: HORROR në Meksikë/ Akte barbare në ditën e zgjedhjeve, disa persona hedhin gjymtyrë të prera dhe koka njerëzish brenda qendrave Pamje nga vendngjarja

MEKSIKË– Akte barbare shoqëruan zgjedhjet e të dielës në Meksikë. Vetëm pak pas nisjes të votimit, një burrë hyri në një qendër votimi në Terazas del Valle në shtetin meksikan të Tijuana dhe hodhi një kokë njeriu të prerë.

Pas kësaj ai u largua me shpejtësi në këmbë. Minuta më vonë, një person tjetër hodhi dy çanta me mbetje njerëzore dhe duar të prera rreth 100 metra larg një qendre tjetër votimi.

Rreth orës 12:00, një kokë tjetër u gjet në lagjen Mariano Matamoros, sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE. Autoritetet ende nuk kanë ndaluar askënd në lidhje me incidentet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbetet i paqartë se çfarë mesazhi po përcillej me aktet e tmerrshme dhe si lidhej me zgjedhjet.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment