Horoskopi

HOROSKOPI i muajit GUSHT/ Zbuloni nëse jeni tek grupi i shenjave që do takojnë shpirtin binjak apo kanë tersin nga mbrapa

Parashikimi i Zodiakut për 12 shenjat e Horoskopit.
Featured image of article: HOROSKOPI i muajit GUSHT/ Zbuloni nëse jeni tek grupi i shenjave që do takojnë shpirtin binjak apo kanë tersin nga mbrapa Foto ilustruese

Dashi

Ditët e fundit të korrikut dhe ato të parat të muajit gusht do të jenë stresuese për dashin, sepse problemet që do të hasni në punë, do të ndikojnë në jetën sentimentale. Mundohuni t’i ndani mirë këto dy fusha që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën (vetëm nëse s’e keni partnerin koleg) sepse të qenët e ngrysur dhe me nerva gjithë kohës nuk do ju ndihmojë. Në fundjave pritet ‘të dalë’ dielli për të dashuruarit, ndërsa për beqarët parashikohen takime të reja, interesante.

Demi

Yjet janë në anën tuaj, ndaj kjo është java që nuk duhet ta lini pas dore jetën tuaj të dashurisë, por të rivendosni harmoninë. Jini optimist, pasi e ardhmja dhe dashuria kanë rezervuar surpriza të mëdha për ju. Edhe beqarëve nuk do t’u mungojnë flirtet.

Binjakët

Do ju dalin para disa pengesa, por do të keni forcën t’i përballoni me kokën lart, e do të triumfoni përballë çdo gjëje. Ky qëndrim do t’ju lejojë të kaloni ditë të mëdha në shoqërinë e miqve ose partnerëve. Beqarët do të kenë të gjitha mundësirë për të gjetur shpirtin binjak, por së pari do të duhet të kuptojnë nëse duan të kenë përgjegjësi.

Gaforrja

Është java e uljeve e ngritjeve, por na vjen keq t’ju themi që në dashuri do të ndiheni të rënë moralisht për shkak të disa problemeve në marrëdhënien tuaj. Mundohuni të shpjegoni situatën tek partneri për të gjetur përsëri harmoninë, përndryshe rrezikoni të thyeni marrëdhënien. Arritje të mëdha për beqarët, veçanërisht në fundjavë.

Luani

Në jetën sentimental çdo gjë duket të jetë shumë e qetë, java do të vijojë pa probleme dhe ata që janë çift do të ndjehen të kënaqur dhe të lumtur. Edhe ata që kërkojnë një partner të ri tashmë kanë ‘burime’ të reja gati. Yjet janë vënë në atë pozicion për të ju mundësuar juve takime të reja dhe pasion. Fundjavë e nxehtë për të gjithë të lindurit e shenjës.

Virgjëresha

Dashuria do të zërë vendin e parë këtë javë dhe ata që presin për konfirmime do t’i marrin ato. Venusi është gjithmonë favorit për shenjën tuaj dhe kjo mund të sjellë takime të veçanta, kështu që edhe zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të jetojnë historinë e tyre me personin e dëshiruar.

Peshorja

Në fillim të javës disa shqetësime në dashuri do t’ju bëjnë të paqëndrueshëm. Edhe në familje mund të ketë probleme dhe kjo do t’ju bëjë shumë të shqetësuar. Bisedoni me partnerin tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe do të shihni që ndihma e mbështetja nuk do t’ju mungojë. Ata që kanë një marrëdhënie të fortë mund të vlerësojnë projekte të rëndësishme për të ardhmen, ndërsa beqarët vetëm do të duan të qëndrojnë të lirë.

Akrepi

Respekti dhe besimi këtë javë do të jetë themeli i marrëdhënies në çift. Por mbani mend se nuk mund të prisni atë që nuk dëshironi të jepni. Disa tensione në familje mund të ndodhin në mes të javës, por ju mos hezitoni të gjeni një pikë pajtimi për të rivendosur harmoni. Beqarët mund të vendosin për të marrë një udhëtim dhe për të vizituar vende ekzotike për t’u argëtuar.

Shigjetari

Kjo javë do të jetë plot emocione pozitive për Shigjetarin. Më në fund do të jeni në gjendje të jetoni jetën tuaj dashamirëse në një mënyrë të qetë dhe do të ketë kushte të shkëlqyera për të marrë vendime të rëndësishme. Fundjava premton të jetë paqësore, por jo pa disa “goditje” interesante, sidomos për beqarët.

Bricjapi

Java do të jetë shumë interesante për dashurinë, Venusi ofron një vendosmëri të veçantë dhe marrëdhëniet e dashurisë do të kenë një shtytje vendimtare. Nga e enjtja Hëna premton përmirësime të mëtejshme dhe çiftet mund të rizbulojnë një harmoni të veçantë. Beqarët mund të takohen me njerëz të rinj, me të cilët ata mund të fillojnë lidhje interesante.

Ujori

Java e zhurmshme, problemet rreth e rrotull do të bëjnë që të keni probleme në marrëdhëniet e dashurisë. Kujdes nga dikush që nuk i kupton mirë komentet tuaja, keqkuptimet mund të çojnë në diskutime. Kështu që përpiquni të jeni më të qartë dhe pak më të qetë. Edhe beqarët do të duhet të veprojnë më me kujdes para se të zbulojnë ndjenjat e tyre.

Peshqit

Nëse kohët e fundit keni pasur dyshime të forta në dashuri, tani është më mirë t’i kaloni. Në fakt, në këtë periudhë nuk ishte e lehtë të merreshit me një nivel të qartë sentimentar, veçanërisht nëse kishit dy histori në të njëjtën kohë. Perspektiva të mira për zemrat e vetmuara për të gjetur një shpirt binjak./Living

Shto Koment