Horoskopi

Ditë sensuale për të dashuruarit, beqarët do kenë takime, çfarë parashikojnë yjet për ju/ Horoskopi 29 janar 2020

Ditë sensuale për të dashuruarit, beqarët do kenë takime, çfarë parashikojnë yjet për ju/ Horoskopi 29 janar 2020
Featured image of article: Ditë sensuale për të dashuruarit, beqarët do kenë takime, çfarë parashikojnë yjet për ju/ Horoskopi 29 janar 2020 Horoskopi

Dashi

Pas ndryshimeve të pësuara gjatë muajve të fundit, pozicioni juaj ka nisur që të përmirësohet. Por ka persona rreth jush, të cilët nuk ndajnë të njëjtat mendime. Dëshira për të dashuruar është rikthyer, por duket se mendimet e tepërta nuk ju lënë rehat.

Demi

Kjo javë do të vijojë në mënyrë mjaft interesante. Yjet do të favorizojnë lidhjet, të cilat do të marrin një kthesë pozitive. Megjithatë bëni mirë të reflektoni, para se të arrini në kompromis.

Binjakët

Ju pret një e mërkurë e adhurueshme, për shkak të ndikimit të favorshëm të yjet. Megjithatë ka disa dobësi të cilat do të bien në sy dhe mund të shkaktojnë ndonjë shqetësim në sferën sentimentale.

Gaforrja

Do të jeni mjaft entuziast lidhur me argumentet që kanë të bëjnë me çështjet e familjes. Nëse jeni vetëm, mund të keni frikë që të përfshiheni në një histori të re. Për ata që janë çift, kjo javë do i vendos në provë. Në ditët në vijim, do të ketë polemika.

Luani

Mund të jeni të sigurtë se dashuria do të jetë e fortë, e ndjeshme dhe e suksesshme. Në ditët në vijim, qielli do ju lejojë që të afroheni lehtësisht me një njeriun që doni.

Virgjëresha

Venusi do të vijojë që të ketë ndikim të kundërt. Më shumë se një krizë në dashuri, gjithçka është çështje mendore. Nëse doni që të afroheni me dikë, e diela do të jetë mjaft e veçantë.

Peshorja

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse duhet të flisni për diçka që nuk shkon ose duhet të hiqni qafe diçka, bëjeni brenda ditëve të para të shkurtit. Do të përjetoni momente pasioni dhe emocionesh të forta. Jeni mjaft të ndjeshëm dhe do të shfaqni interes të madh ndaj të tjerëve.

Akrepi

Çiftet e forta duhet të përballen me një angazhim më shumë, një ndryshim dhe një sfidë mendore. Ata të cilët ndihen më të dobët, mund të përdorin këto ditë për të arritur një marrëveshje.

Shigjetari

Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj, do të stimulojë pasionin. Ka ardhur koha për të transformuar një miqësi në diçka më shumë. Nëse doni që të hidhni një hap të madh, veproni menjëherë.

Bricjapi

Ata të cilët prej pak kohësh kanë nisur një histori dashurie, mund të mendojnë për ta zyrtarizuar më tej lidhjen e tyre. Megjithatë ka ende probleme ekonomike, të cilat nuk duhet ti atribuohen raportit në çift.

Ujori

Lajmi i mirë është se situata në dashuri do të vijë duke u përmirësuar. Gjatë kësaj kohe, duhet ti kushtoni më shumë vëmendje shëndetit, shkruan noa.al. Nëse humori juaj është në rënie, duhet të mundoheni që të rikuperohet.

Peshqit

Mund të ketë njohje të reja të kënaqshme, të cilat do të favorizohen nga ndikimi i Venusit. Duhet të mendoni më shumë për të ardhmen, si dhe për të gjetur paqen që dëshironi.

Marrë nga Noa.al 

Shto Koment