Rajoni

Hoqi prangat dhe u hodh nga kati i tretë, shqiptari tregon si u arratis nga burgut serb

Ndërkohë gjatë bisedës ai ka rrëfyer se ushtarët serb, e kanë burgosur dhe ai me dinakërinë e tij mundi të arratisej.
Featured image of article: Hoqi prangat dhe u hodh nga kati i tretë, shqiptari tregon si u arratis nga burgut serb Fikret Shatri

TIRANË– Fikret Shatri, një atlet nga Kosova ka folur për eksperiecën e tij gjatë kohës kur ishte i dënuar në burgun serb.

Ai ka qënë i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5″ në Top Channel ku ka treguar sesi ka vrapuar nga Prishtina në Tiranë, gjë të cilën e ka realizuar në fillim të korrikut. Ndërkohë gjatë bisedës ai ka rrëfyer se ushtarët serb, e kanë burgosur dhe ai me dinakërinë e tij mundi të arratisej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kur na kapën si ushtarë na prangosën, na futën në dhomat e hetuesisë së policisë serbe në qytetin e Pejës, sepse isha në zonën e Dukagjinit në atë kohë. Kisha shkuar si student për t’u inkuadruar në radhët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte një tavolinë dhe ata harruan Kërbaçit me të cilin na dhunonin. Punëtori i sigurimit serb, hoqi çelësin nga xhepi i vogël i pantallonave dhe e vendosi shumë larg meje. Mirëpo fati im ishte që kërbaçi ishte i gjatë dhe e afrova çelësin. Diku nga mëngjesi u hodha nga kati i tretë, u arratisa. Shpëtova pa i thyer këmbët dhe duart por isha i gjakosur për shkak se ishte asfalt dhe kishte guraleca poshtë. Sot jam gjallë dhe ja ku jemi, kisha fatin e tillë.”- ka thënë Shatri.

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment