Showbiz

Hoqi dorë nga muzika për këtë arsye, Ed Sheeran do të bëhet së shpejti baba për herë të parë

Bashkëshortja e Ed Sheeran, Cherry Seaborn, është në pritje të ëmbël.
Featured image of article: Hoqi dorë nga muzika për këtë arsye, Ed Sheeran do të bëhet së shpejti baba për herë të parë Ed Sheeran

ANGLI– Ed Sheeran dhe partnerja e tij prej dy vitesh Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Sipas mediave angleze, ata do të bëhen prindër për herë të parë këtë verë, ndërkohë që karantina dhe situata me Covid-19 “i ndihmoi” që ta mbanin lajmin e bukur sekret deri më tani.

“Ed dhe Cherry janë shumë të lumtur, mezi presin që të bëhen prindër, por kanë zgjedhur që gjithçka ta mbajnë shumë private. Karantina ishte një mundësi e mirë për ta që të mos shiheshin jashtë nga paparacët apo njerëzit e tjerë. Megjithatë tani që po afron koha që të bëhen prindër, kanë nisur t’i tregojnë të gjithë pjestarëve të familjes dhe miqve.”- tha një burim pranë çiftit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi pritet konfirmimi i Sheeran dhe bashkëshortes së tij për lajmin e bukur. Ata njihen prej shumë vitesh, madje kanë shkuar në të njejtën shkollë bashkë që fëmijë. Në vitin 2014 nisën zyrtarisht historinë e tyre të dashurisë, ndërkohë që pas 4 vitesh u martuan.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment