Politike

Hoqi dorë nga mandatet për deputet, Tom Doshi fut në Kuvend dy emra të rinj

Ikja e TomDoshit i hapi rrugën drejt Kuvendit Meri Markiçit në Shkodër dhe Gertjan Dedës në Tiranë, të cilët do ulen në karrigen e parlamentit të ri, falë ikjës së Doshit.
Featured image of article: Hoqi dorë nga mandatet për deputet, Tom Doshi fut në Kuvend dy emra të rinj Tom Doshi

TIRANË– Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi mori tre mandatë në rang kombëtar në zgjedjet e 25 prillit, dy prej të cilave i fitoi vetë, pasi kandidoi edhe në Shkodër, edhe në Tiranë.

Lëvizja e tij e papritur për heqjen dorë nga mandate për deputet, për t’i hapur rrugën një koalicioni të mundshëm me socialistët, bëri që dy vendet e tij të ngeleshin bosh.

Ikja e TomDoshit i hapi rrugën drejt Kuvendit Meri Markiçit në Shkodër dhe Gertjan Dedës në Tiranë, të cilët do ulen në karrigen e parlamentit të ri, falë ikjës së Doshit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputet i PSD u zgjodh edhe Gledis Çeliku, nr.2 i listës së PSD-së në Shkodër. Kryesuesi i litave të Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, me anë të një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme mw 26 prill nga listat si kandidat për deputet. Ai sqaroi se nuk është larguar nga partia por ka hequr dorë vetëm nga mandati i tij.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment