Bota

Britani e Madhe/ ‘Honda’ largohet nga vendi, shkak bëhet Brexit

Brexit bëhet shkak për mbylljen e bizneseve në Britaninë e Madhe. Honda largohet nga vendi.
Featured image of article: Britani e Madhe/ ‘Honda’ largohet nga vendi, shkak bëhet Brexit Honda largohet nga Britania e Madhe.
Përditësuar:

Britani e Madhe– Ish- ambasadori britanik në Japoni u shpreh se ndikimi i Brexit tek Honda ishte një veprim i ‘çuditshëm’, pasi ata kishin premtuar se nuk do të mbyllnin fabrikën e vetme të makinave në Britani.

Ministri i Jashtëm japonez, Taro Kono, të martën u shpreh se kjo sjellje ishte e panevojshme, sepse premtimet do të mbeten boshe. Vetë Britania ka pranuar se nuk do të ndikonte e as dëmtonte koorporatat e ndryshme japoneze.  Honda njoftoi se do të mbyllë fabrikën e prodhimit Sëindon në vitin 2021, duke sjellë me vete humbjen e drejtpërdrejtë prej 3.500 vendeve të punës dhe potencialisht mijëra humbje në zinxhirin e furnizimit. Duke përmendur se çështja Brexit nuk u përkiste.

Kjo pikë u përsërit nga Justin Tomlinson, deputeti konservator për North Swindon dhe mbështetësin e Brexit.  David Warren, ish- ambasadori britanik në Japoni, në një intervistë për The Guardian u shpreh se: ‘Ideja që pasiguria e Brexit është e parëndësishme për këtë është e çuditshme, ndërsa ka mungesë në kushtet e tregëtisë, si duhet Honda të llogarisë kostot dhe përfitimet e qëndrimit në Britaninë e Madhe.’  Qeveria japoneze do të ishte “privatisht e vetëdijshme për rrezikun e marrëdhënieve të tregtisë dhe investimeve të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar nga Japonia dhe investimeve të tjera të huaja, që do të mbaheshin peng nga një debat i brendshëm brenda partisë konservatore.

Fukunari Kimura, një profesor i ekonomisë në Universitetin Keio në Tokio, tha: “Ne as që e dimë se çfarë tarifash do të zbatohen pas marsit, firmat nuk mund të marrin asnjë vendim, por është një tërheqje të thjeshtë se si të riformulohen rrjetet e prodhimit “.

Burimi: The Guardian

L.K/Dosja.al

Shto Koment