Aktualitet

Homazhe për viktimat e familjes Lala, i jepet lamtumira e fundit 8 pjesëtarëve, në ceremoni edhe Rama i përlotur

Në ceremoni është edhe kryeministri Edi Rama, i cili është shfaqur i përlotur. Rama shoqërohet nga ministri Bledi Cuci.
Featured image of article: Homazhe për viktimat e familjes Lala, i jepet lamtumira e fundit 8 pjesëtarëve, në ceremoni edhe Rama i përlotur Momente nga ceremonia

DURRËS- 8 arkivolet e familjes Lala kanë dalë nga Pallati i Kulturës dhe janë duke u transportuar për në banesën e fundit. 8 anëtarët e familjes që humbën jetën në tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019, do të varrosen në Durrës. Në ceremoni është edhe kryeministri Edi Rama, i cili është shfaqur i përlotur. Rama shoqërohet nga ministri Bledi Cuci.

Viktimat e familjes Lala:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sahadete Lala 79 vjeç – (Gjyshja)
Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxor nga rrënojat
Marjeta Lala me 4 fëmijët:
Emilio Lala
Dionis Lala 2 vjeç
Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë
Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë Griselda Lala- 22-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi).

(F.g/dosja.al)

  • 11:43

    Zia mbulon Durrësin, përcillen në banesën e fundit 8 anëtarë të familjes Lala, Meta: S’ka fjalë ngushëllimi

    Ilir Meta, presidenti.

    Sot po përcillen në banesën e fundit 8 anëtarët e familjes Lala, që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga vila 3 katëshe e familjes Lala ka ngelur i gjallë vetëm Ramë Lala.

    Homazhet po zhillohen në pallatin e Kulturës, ku të pranishëm janë presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

    “E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këte dhimbje të pangushellueshme. Detyimi ynë për t’i qendruar pranë atyre gjithmonë,” është shprehur Meta.

Shto Koment