Politike

Homazhe në nderim të Azem Hajdarit, e përulur Rudina puth varrin e të atit (FOTO)

Deputetja Hajdari është shoqëruar nga deputetët e opozitës së re,  por nuk kanë munguar as deputetët socialistë, si Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi.
Featured image of article: Homazhe në nderim të Azem Hajdarit, e përulur Rudina puth varrin e të atit (FOTO) Rudina Hajdari duke puthur varrin e të atit

TIRANË- Në ceremoninë e homazheve të Azem Hajdarit, e pranishme ishte e bija, Rudina Hajdari.

Deputetja Hajdari është shoqëruar nga deputetët e opozitës së re,  por nuk kanë munguar as deputetët socialistë, si Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi.

Rudina, në një moment është përulur përpara varrit të të atit dhe e ka puthur atë.

Ajo përshëndeti përzemërsisht të gjithë zyrtarët, të cilët morën pjesë në homazhe, të majtë dhe të djathtë.

21 vite më pari lideri i PD-së, Azem Hajdari u vra disa metra larg selisë blu, nga një grup personash mes tyre edhe Fatmir Haklaj.Sot familjarë, të afërm dhe politikanë kanë kryer homazhe tek varri i Azem Hjadarit, në nderim të figurës së tij.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment