Politike

Homazhe në kuadër të 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës, Veliaj: 17 nëntori na ka bërë të gjithëve bashkë, socialistë dhe demokratë, kështu duhet të jemi

VIDEO
Veliaj ka mbajtur homazhe ditën e sotme tek "Ushtari i Panjohur", në kuadër të 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës.
Featured image of article: Homazhe në kuadër të 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës, Veliaj: 17 nëntori na ka bërë të gjithëve bashkë, socialistë dhe demokratë, kështu duhet të jemi Erjon Veliaj

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka mbajtur homazhe ditën e sotme tek “Ushtari i Panjohur”, në kuadër të 76-vjetorit të çlirimit të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Veliaj theksoi se sot nuk e rrezikon asgjë Shqipërinë, pasi është vend i Natos dhe shanset për tu pushtuar janë shumë të vogla. Më tej kryebashkiaku falenderoi të gjithë të pranishmit duke theksuar se aty kishte dhe demokratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


‘Padrejtësia ndaj heronjve a ka emër? Sot kemi momentet për të reflektuar për të mos humbur shpresat teksa përballemi me sfidën e pandemisë. Besoj fort se mënyra më e mirë për ta nderuar sakrificën e tyre është që të qëndrojmë të bashkuar, të ndërtojmë një shoqëri të lirë të drejtë dhe të barabartë. Sot nuk na rrezikon njeri, jemi pjesë e Natos, gjasat që të na pushtojnë janë shumë të vogla. Sot keni në dorë ta shkatërrojmë dhe na ndërtojmë Tiranën. Tirana dhe Shqipëria nuk kanë kohë për të humbur, unë dua ti siguroj qytetarëve që të përqafojnë njëri tjetrin, punën. Jam i sigurtë se sa herë Tirana bashkëpunon për të ecur përpara do të dalim faqebardhë. Biden bëri thirrje për bashkim, të dëgjojmë njëri tjetrin, për ne ka ardhur koha të reflektojmë. Jam i lumtur që 17 nëntori na ka bërë të gjithëve bashkë, socialistë dhe demokratë, do të doja të ishim gjithmonë bashkë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të njohur dhe të panjohur. Gëzur festën e clirimit, gëzuar nga zemra.’– mbyll fjalën e tij Veliaj.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment