Kulture

Homazhe në Belgjikë, i jepet lamtumira e fundit aktores Shpresa Bërdëllima

Aktorja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë familjarë dhe shumë shqiptarë, miq të saj dhe të familjes.
Featured image of article: Homazhe në Belgjikë, i jepet lamtumira e fundit aktores Shpresa Bërdëllima Shpresa Bëerdëllima

BRUKSEL- Ditën e djeshme është zhvilluar ceremonia e lamtumirës për aktoren e njohur shqiptare Shpresa Bërdëllima, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.

Aktorja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë familjarë dhe shumë shqiptarë, miq të saj dhe të familjes.

Ndërsa, homazhet në nder të saj janë zhvilluar nga ora 11 deri në 12, ndërsa nga ora 12 deri në orën 1 e 30 është zhvilluar ceremonia në kishë, pastaj në varreza ku i është dhënë dhe lamtumira e fundit.

Ndarja nga jeta e aktores Bërdëllima, ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për artin dhe kulturën shqiptare.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment