Kulture

Hollanda fiton Eurovision 2019, Shqipëria renditet e 18-ta

Hollanda fiton Eurovision 2019, Shqipëria u rendit e 18-ta.
Featured image of article: Hollanda fiton Eurovision 2019, Shqipëria renditet e 18-ta Duncan Laurence rrëmben çmimin nga fituesja e edicionit të kaluar Netta.

IZRAEL-Në skenën e Tel Aviv nata finale shpalli fitues Hollandën, Duncan Laurence nën interpretimin e këngës ‘Arcade’.

Holanda dhe Duncan Laurende kanë fituar Eurovision 2019. Pas 44-vjetësh, Eurovision do të organizohet në Holandë. Pas një gare të gjatë me pikët e jurisë dhe të publikut, Holanda ka arritur të triumfojë me plot 492 pikë. Në vend të dytë është renditur Italia, ndërsa në vend të tretë Rusia.

Për sa i përket pikëve të dhëna nga juria shqiptare, ajo vlerësoi me pikët maksimale, 12 pikë, Maqedoninë e Veriut.

Ndëra Jonida Maliqi me ‘Ktheju tokës’ u vlerësua me 47 pikë nga publiku dhe mori 43 pikë nga juritë e 41 shteteve dhe u rendit në vendin e 18-të. Ndërkohë vëmendjen të gjithëve na e tërhoqi Gjermania e cila mori 0 pikë nga publiku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kënga fituese e Eurovision 2019 ‘Arcade’, nga Duncan Laurence.

L.K/Dosja.al

Shto Koment