Sport

Holanda, në prag të “Euro 2020”, humbet në mesfushë një “tulipan”

Trajneri Frank de Bur nuk do të thërrasë futbollist tjetër për të zëvendësuar Van de Beek
Featured image of article: Holanda, në prag të “Euro 2020”, humbet në mesfushë një “tulipan”

HOLANDE – Kombëtarja e Holandës ka konfirmuar se mesfushori Doni van de Beek, që luan në radhët e Manchester Junajtid, do mungojë në ndeshjet finale të “Euro 2020”. Holandezi ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjeve dhe për pasojë është larguar nga kampiongu i portokallinjve.

Trajneri i tulipanëve të Holandës, Frank de Bur, ka vendosur të mos ftojë në kombëtare ndonjë lojtar tjetër për të zëvendësues mesfushorin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Donny van de Beek do të mungojë në ndeshjet e “Euro 2020”. Mesfushori është duke vuajtur nga dëmtimi i pësuar. Si rezultat, ai nuk do jetë i gatshëm për “Euro 2020”. Frank de Bur nuk do të ftojë zëvendësues për Van de Beek. Shërohu sa më shpejtë Doni”,– shkruhet në komunikatë e Federatës Holandeze të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment