Bota

Holanda mund të nis vaksinimin anti-COVID më vonë se vendet e tjera/ Zyrtarët: Do e nisnim kur sigurohemi

Ministri i Shëndetësisë Hugo de Yone ka thënë ditën e djeshme se ka shumë për të bërë para se të fillojë vaksinimi, por sipas tij plani do të shfaqet ditën e hënë.
Featured image of article: Holanda mund të nis vaksinimin anti-COVID më vonë se vendet e tjera/ Zyrtarët: Do e nisnim kur sigurohemi Foto ilustruese

HOLANDA– Holanda është një nga vendet evropiane që mund ta nisi vaksinimin më vonë se të tjerët. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ditën e sotme ka thënë se Agjencisë Evropiane e Barnave ka aprovuar se vaksinimit në Bashkim Evropian do të fillonte në 27, 28 dhe 29 dhjetor, por zyrtarët holandez kanë thënë se shanset për të filluar janë të pakta.

“Ne do të fillojmë kur të ndiejmë se është e sigurt ta bëjmë vaksinën,“-ka thënë një zyrtar.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë Hugo de Yone ka thënë ditën e djeshme se ka shumë për të bërë para se të fillojë vaksinimi, por sipas tij plani do të shfaqet ditën e hënë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë në Holandë janë shënuar 652,525 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 10,321 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment