Rajoni

Historike/ Konstituohet Kuvendi i Serbisë, betohen 3 deputetët shqiptarë

Kështu sipas mediave të huaja me betimin e deputetëve, fillon afati prej 90 ditësh për formimin e Qeverisë së re.

SERBI– Në Serbi është bërë konstituimi i përbërjes së re të kuvendit. Ndërkohë gjatë kohës që po mbahej seanca dhjetëra njerëz protestuan para ndërtesës së kuvendit, duke brohoritur se kjo legjislaturë nuk ka legjitimitet.

Kështu sipas mediave të huaja me betimin e deputetëve, fillon afati prej 90 ditësh për formimin e Qeverisë së re.

Deputetët në betimin e tyre thanë fjalët: Betohem se do ta kryej detyrën e një Zëvendësi të Popullit me përkushtim, sinqeritet, ndërgjegje dhe besnikëri ndaj Kushtetutës, do të mbroj të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe lirive civile dhe do t’i shërbej qytetarëve të Serbisë, të vërtetës dhe drejtësisë! Po ashtu mësohet se mes deputetëve kanë qenë edhe tre shqiptarë.

Në zgjedhjet parlamentare në Serbi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka fituar me 188 vota nga 250. Ndërkohë lista e Partisë Socialiste të Serbisë ka 32 deputetë, dhe Lidhja Patriotike Serbe (SPAS) 11 deputetë.

Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës ka fitur nëntë deputetë, Lista e Muamer Zukorliq do të ketë katër deputetë, ndërsa SDA e Sanxhakut dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar kanë nga tre vende secila. Zgjedhjet e përgjithshme janë mbajtur më 21 qershor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mediat e huaja kanë  raposrtuar se gjatë momentit që protestuesit ata kanë hedhur vezë mbi deputetët.

Burimi:rtv.rs

(A.K.Dosja.al)

 

Shto Koment