Politike

‘Historia u bë/ Shqipëria pjesë e Këshillit të Sigurimit, Yuri Kim dhe Luigi Soreca: Urime!

Kim shkruan se kjo është një ngjarje historike për vendin tonë.
Featured image of article: ‘Historia u bë/ Shqipëria pjesë e Këshillit të Sigurimit, Yuri Kim dhe Luigi Soreca: Urime! Luigi Soreca dhe Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca kanë reaguar në lidhje me anëtarësimin e përkohshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Përmes një postimi të bërë në ‘Twitter’, Kim shkruan se kjo është një ngjarje historike për vendin tonë.

‘Historia u bë! Ngjarje historike! Urime Shqipërisë që u zgjodh për herë të parë në Këshillin e Sigurimit në OKB. SHBA pret të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe në botë. Urime!’– shkruan Yuri Kim.

Soreca shkruan se mezi pret të bashkëpunoj më ngushtë në lidhje me adresimin e çështjeve globale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditë historike për Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Urime për zgjedhjen si anëtar i Përkohshëm i Këshilli i Sigurimit 2022-2023! Presim të punojmë edhe më ngushtë së bashku në adresimin e çështjeve globale!”, shkruan Soreca në Twitter.


Merr 175 vota! Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB (PRIORITETET)

(a.b)/dosja.al

Shto Koment