LIVE UPDATES
Bota

HISTORIA/ Shqiptarja mposht kancerin, por mbetet pa punë

24 Tetor 2021, 15:46 Nga DOSJA
HISTORIA/ Shqiptarja mposht kancerin, por mbetet pa punë

KOSOVË– Sejlan Pasuli, [60 vjeçe] ka arritur që ta mposhtë sëmundjen e kancerit në gji, por ajo tash po e ka të vështirë të mbijetojë nga kushtet e vështira socio-ekonomike, me të cilat është përballur pas diagnostikimit me kancer. Në një banesë prej 60 metrash katrorë në Prizren, jeton me vajzën e saj 20-vjeçare, Andrrën. Të ardhura të vetme që ato kanë, janë nga ndihma sociale në vlerë 100 euro.

“Për barna shpenzoj mbi 30 euro në muaj, plus udhëtimin që vij për kontrolle në Prishtinë. Jetoj edhe me ndihma që m’i japin të afërmit”, thotë ajo.

Zonja Pasuli para diagnostikimit me kancer për disa vjet ka punuar në një shkollë ndërkombëtare në Kosovë. Për operacion në një spital private, asaj i kishte ndihmuar financiarisht shkolla ku punonte si kuzhiniere me një pagë mujore prej 200 eurosh në muaj. Por, pas shërimit, siç tregon, ajo më nuk arriti të kthehet në vendin e punës. Institucioni ku ajo punonte nuk e kishte kthyer në punë, porse për tre vjet me radhë asaj i ishte ofruar një ndihmë mujore prej 150 eurosh.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me drejtuesit e shkollës private lidhur me këtë çështje, por ata kanë thënë se zonja Pasuli mund të konkurrojë në këtë institucion nëse hapen mundësitë. Por, eksperienca e zonjës Pasuli për të gjetur punë deri më tani nuk ka qenë e suksesshme. Aplikimet nuk kanë rezultuar as edhe me një ftesë për intervistë.

“Kam shikuar për punë, por askush nuk po më pranon. Edhe kur po e kuptojnë që jam e sëmurë nga kanceri…Kjo sëmundja e kancerit nuk është ngjitëse. Unë jam plot jetë, por jeta më ka rrëzuar pak”, shprehet ajo. Integrimi në shoqëri pas kalimit të sëmundjes së kanceri të gjirit është i rëndësishëm.

Besarta Fazliu, psikoterapeute tha se gjëja e parë dhe qenësore, sipas saj, është që shoqëria të hapet dhe t’iu jepet mundësia atyre grave që të integrohen në shoqëri.

“Duhet të gjithë të kenë një mobilizim, të gjithë aktorët, familja, shoqëria e institucionet që të ketë mundësi që atyre t’u jepet hapësira e nevojshme që ato të rikthehen në normalitetin e jetës. Kjo është qenësore t’u jepet shtysë që të riaktivizojnë reziliencën që është qenësore për ta rikthyer një person nga një gjendje fatale”, thotë ajo.

Fazliu thotë se mosdhënia e mundësisë për të punuar apo për t’u angazhuar me ndonjë aktivitet për personat që janë apo kanë qenë të prekur nga kanceri, ka bërë që ata të ndihen të paaftë.

“Ai apo ajo, në rast se nuk ka mundësi të angazhohet, dëmtohet edhe në aspektin psikik edhe i vështirësohet jeta. Ata mund të nxisin konflikte të tjera se do t’iu prishet bilanci jetësor”, shpjegon ajo.

Nafije Latifi, themeluese e shoqatës “Jeta Vita”, shoqatë kjo që ndihmon gratë e prekura me kancer të gjirit, thotë se gratë e kësaj kategorie duhet të angazhohen me punë dhe aktivitete të ndryshme, duke shkëmbyer përvoja të ndryshme.

“Me qenë shoqëri e organizuar, sigurisht që kishte ndodhur diçka, por në këtë mënyrë nuk bëhet. Ne kemi probleme edhe të diagnostikimit, edhe të trajtimit, edhe të mbulueshmërisë me barna edhe me staf e me shumë probleme”, thekson ajo.

Organizata “Jeta Vita” që merret me mbrojtjen dhe përkrahjen e grave është duke i ndihmuar gratë me aktivitete të ndryshme në aspektin psiko-social e moral.

Ndryshe, në Klinikën e Onkologjisë, prej janarit deri në pjesën e parë të shtatorit të vitit 2021 janë ofruar rreth 200,000 shërbime mjekësore onkologjike për pacientët e prekur me kancer. Gjatë kësaj periudhe janë diagnostikuar 1,100 raste të reja me kancer. Më shumë se 300 gra janë diagnostikuar me kancer të gjirit.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora shqiptarja mposht kancerin shqiptarja mposht kancerin

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni