Aktualitet

HISTORIA/ “Shefi ku je? A t’ia marr lekët gocës se qenka këtu?”, kapet mashtruesi i marketeve në Kashar

Ai pyeste dike tjetër që sipas fjalëve që i panjohuri përsëriste në telefon, ajo besoi që personi në anën tjetër ishte i ati.
Featured image of article: HISTORIA/ “Shefi ku je? A t’ia marr lekët gocës se qenka këtu?”, kapet mashtruesi i marketeve në Kashar Market (Ilustrim)

TIRANË- Deri ku arrin fantazia? Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjen jo vetëm ëndërrimtarët dhe krijuesit, por edhe mashtruesit. I fundit që ra në rrjetat e policisë u zbulua nga një vajzë e re që u bë viktima e tij me vetëm një telefonatë false. Sipas procesverbalit që gazeta “Si” disponon ‘klienti’ hyri në dyqanin e prindërve të M. N ku ajo qëndronte. Një burrë hyri në dyqan dhe ndërkohë hijerëndë po fliste në telefon.

Ai pyeste dike tjetër që sipas fjalëve që i panjohuri përsëriste në telefon, ajo besoi që personi në anën tjetër ishte i ati. ‘Hë mo shefi, ku je në lokal. Unë nuk vij dot se e kam me nxitim. Por paske gocën këtu, a t’ia marr kësaj?”. Pas kësaj bisede në telefon i panjohuri e pyeti M. N: “Sa lekë ke bërë xhiro deri tani?”

Kallëzuesja thotë në polici “besova që ai ishte duke biseduar me babin, ndaj nxora lekët nga arka dhe ai mori shumën e 10 mijë lekëve (të reja). Personi që e përdori këtë skemë pas hetimeve iu zbulua identiteti dhe ai rezulton se quhet A.C, banor i Kasharit, mosha 48 vjeç. Pasi ai i futi lekët në kuletë, mori telefonin dhe bëri sërish një telefonatë. Ia mora gocës tënde 10 mijë lekë, për pjesën tjetër do flasim”. Por kjo bisedë në realitet nuk ishte kryer asnjëherë me babain e M. N.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Menjëherë telefonova babain, i thashë që ia dhashë lekët shokut të tij, babai u çudit”, tregon e reja. Burimet e gazetës Si shtojnë se menjëherë pas këtij zbulimi babë e bijë janë vënë në ndjekje “të shokut”, i cili u kap në flagrancë prej tyre. I pyetur nga policia 48-vjeçari u justifikua për mashtrimin dhe për rrjedhim për përvetësimin e 10 mijë lekëve. “E bëra për shkaqe ekonomike dhe veç kësaj isha dhe i pirë”, u mbrojt A.C, i cili do të dalë para drejtësisë për mashtrim.

(Marrë nga Si)

Shto Koment