Kuriozitete

Historia rrënqethëse e Marias, gruas nga Londra që arriti të ushqejë fëmijët me shëmtinë e saj

Ndoshta askush nuk do ta njihte Marian nëse ajo nuk do ishte e sëmurë, kjo është gruaja që u bë e pasur me fytyrën e saj të shëmtuar si shkak i sëmundjes.
Featured image of article: Historia rrënqethëse e Marias, gruas nga Londra që arriti të ushqejë fëmijët me shëmtinë e saj Maria para dhe pas sëmundjes

LONDËR- Maria ishte një ndër gratë që historia e  jetës së saj ishte tepër e veçantë dhe u quajt mjaft interesante nga çdo kush që e dëgjoi.

Kishte një jetë shumë normale si çdo vajzë tjetër. Lindi në Londër, në një familje të madhe por të varfër. Nisi të punonte si infermiere në një spital e më pas u martua në moshën 29 vjeç, me Thomas Bevan, me të cilin lindi katër fëmijë.

Në fakt kjo nuk ishte jeta që Maria kishte ëndërruar, pasi në kokën e saj ishin thurur të tjera plane që nuk u u realizuan dot.

E mesa duket martesa  dhe lindja e fëmijëve ishin vula e fatit të saj të keq.

Pak kohë më vonë se të bëhej nënë e katër fëmijëve, nisi të kishte probleme shëndetësore, vuante nga migrena dhe arriti deri në atë pikë ku mjekët nuk po kuptonin më se çfarë po ndodhte me të. Gjithashtu Maria e la dhe veten shumë pas dore pasi familja e saj kishte nevojë për të.

Gjatë kësaj kohe sëmundja arriti ta shndërrojë Marian duke e bërë tepër të shëmtuar, ku çdo njeri që e shikonte apo rrethi i saj shoqëror nisën ta tallnin.

Maria vuante nga një simptomë tjetër, rritja anormale e fytyrës dhe shtrembërimi, gjë që e ndryshoi totalisht. Zonja e re Bevan u shndërrua në një krijesë e cila vetëm si një grua nuk po ngjante më.

Kjo sëmundje quhet akromegalia, një sëmundje neuroendokrine që rezulton në një sasi të tepërt të hormoneve të rritjes në trup, gjë që çon në zgjerimin e eshtrave, organeve të brendshme dhe indeve. Sëmundja shoqërohet shpesh me dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve. Në shumicën e rasteve, akromegalia ndodh për shkak të një tumori beninj, i njohur si adenoma e hipofizës.

Ndërkohë që po kalonte periudhën më të vështirë të jetës së saj, Marias i vdiq edhe bashkëshorti.

Ku pas vdekjes së tij Maria pranoi çdo punë që gjente në mënyrë që të siguronte ushqim për fëmijët. Kuptohet që nuk pranohej në punë të mira vetëm prej pamjes së saj të shëmtuar. Çdo ditë në punë ishte një sfidë për të.

Gjërat po përkeqësoheshin akoma më shumë derisa Maria zbuloi se ekzistonte diçka që quhej “Gara e Ugliestit e Botës”. Kështu që ajo vendosi të marrë pjesë aty pasi çmimi kishte një shumë e madhe parash. Ajo arriti të fitojë konkursin, por mediat nisën të shkruajnë artikuj të pakëndshëm për të, dhe ishte vërtet e vështirë për të, që t’i lexonte ato shkrime. Por Maria e rregulloi situatën e vështirë në jetën e saj.

Në vitin 1920, ajo u ftua për të punuar në SHBA, dhe u paraqit në shfaqjen Dreamland të Dream Island. Ajo mori pjesë në këto shfaqje ku duhej të demonstronte pamjen e saj duke veshur rroba të caktuara që vinin në pah pamjen jo tërheqëse dhe “mashkulloritetin” e saj.

Kishte edhe njerëz të tjerë me tipare të pazakonta në këto shfaqje ku merrte pjesë Maria. Ishte një grua me mjekër, xhuxha, gjigandë dhe binjakë siamezë, pra të gjithë duhej t’i bënin njerëzit të qeshnin ose të ndiheshin sikur të po shikonin diçka të pazakontë.

Pra nga jeta e saj e vështirë me të cilën u përball që pas lindjes së fëmijëve Maria arriti t’i kapërcente të gjitha sfidat e saj për hir të fëmijëve.

Ajo kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në cirk. Arriti të kishte një shans të kthehej në Evropë vetëm një herë, në 1925, kur vizitoi Parisin, dhe mori pjesë në një ekspozitë.

Fatkeqësisht, shumica e njerëzve që vuajnë nga akromegalia nuk jetojnë shumë gjatë. Maria vdiq në vitin 1933, në moshën 59 vjeçare. Para se të vdiste, ajo u kërkoi fëmijëve të saj ta varrosnin në Angli.

Ndoshta askush nuk do ta njihte Marian nëse ajo nuk do ishte e sëmurë, kjo është gruaja që u bë e pasur me fytyrën e saj të shëmtuar si shkak i sëmundjes.

Burimi: Brightside

A.C/Dosja.al

Shto Koment