Politike

Histeria për “Sami Frashërin”, Veliaj: Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje! Vetë nuk ka ndërtuar një shkollë

  • LSI pas deklaratës së Veliaj: Flet për Tiranën e “kuruar” me photoshop
  • Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Njësisë 9, Veliaj shtoi se fëmijët e tyre i çojnë me studime jashtë vendit, kurse për fëmijët që studiojnë në Shqipëri, jo vetëm që nuk bënë asnjë shkollë kur drejtonin qytetin, por dalin edhe kundër shkollave të reja.
    Featured image of article: Histeria për “Sami Frashërin”, Veliaj: Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje! Vetë nuk ka ndërtuar një shkollë Erion Veliaj

    TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duhet të paditet në Prokurori për shpifjet lidhur me rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”.

    Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Njësisë 9, Veliaj shtoi se fëmijët e tyre i çojnë me studime jashtë vendit, kurse për fëmijët që studiojnë në Shqipëri, jo vetëm që nuk bënë asnjë shkollë kur drejtonin qytetin, por dalin edhe kundër shkollave të reja.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Fëmijët e tyre i kanë në Angli dhe Hollandë. Për çfarë iu duhen shkollat këtyre?! Ngritën gjithë atë histeri për shkollën “Sami Frashëri”! Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje. “Do e ndërtojnë në Paskuqan” – tha, por Paskuqani është në bashkinë tjetër. Mirë që s’dinë të punojnë, mirë që janë të paaftë, që s’kanë bërë një shkollë në Tiranë edhe kur e qeverisnin bashkë. Kam kaq kohë që i sfidoj: Më thoni një shkollë që keni ndërtuar, por nuk kanë bërë asnjë,” u shpreh Veliaj. Ai shtoi se vërtet s’kanë ndërtuar shkolla, por ama në kohë pandemie i shtuan vilat e tyre.

    “Falë punës tonë, dhe jo gjumit, edhe vilave të tyre iu është rritur vlera, se Tirana tani është e pastër, e investuar dhe e rregullt”, tha Veliaj.

    Etiketa:

    Shto Koment