Aktualitet

HISTORIA/ Ndodh në Tiranë, burri rreh gruan se nuk pranoi të bënte seks anal

Çifti u martua katër vite më parë - bën me dije policia - përmes shkuesisë dhe nuk kanë pasur ndonjëherë konflikte të rënda gjatë martesës. Mosmarrëveshjet siç kuptohet nga denoncimi i 28-vjeçares, kanë nisur pas kërkesave të herëpashershme të të shoqit për të kryer marrëdhënie seksuale anale.
Featured image of article: HISTORIA/ Ndodh në Tiranë, burri rreh gruan se nuk pranoi të bënte seks anal Foto Ilustruese

TIRANË– Një burrë i moshës 36 vjeç u denoncua nga bashkëshortja për dhunë në familje, një dhunë e cila ka shpërthyer pas kërkesës së tij për të kryer marrëdhënie seksuale. Shtetasi me inicialet R. S sipas një burimi policor të Gazetës “Si” përfundoi në komisariatin numër katër pasi e shoqja, një 28-vjeçare këmbëngul se u rrah dhe u dhunua fizikisht nga partneri.

Çifti u martua katër vite më parë – bën me dije policia – përmes shkuesisë dhe nuk kanë pasur ndonjëherë konflikte të rënda gjatë martesës. Mosmarrëveshjet siç kuptohet nga denoncimi i 28-vjeçares, kanë nisur pas kërkesave të herëpashershme të të shoqit për të kryer marrëdhënie seksuale anale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Bëmë fjalë atë natë për një arsye komplet idiote, pasi ai donte të kryente marrëdhënie në një formë tjetër, anale. Nuk pranova të kryej marrëdhënie në atë formë dhe më pas ai filloi të më shajë nga familja, nga nëna, babai, vëllai. Pas kësaj im shoq më goditi me grushte  duke më thënë fjalë të pista që nuk i them dot para jush”, thekson në polici e reja nga kryeqyteti.

Policia shton për Gazetën “Si” se dëshmitare gjatë dhunës fizike ka qenë edhe vajza e çiftit e moshës dy vjeç.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “HISTORIA/ Ndodh në Tiranë, burri rreh gruan se nuk pranoi të bënte seks anal

  1. Dosja.al ju lutem mos publikoni shpikjet e Gazetes Si..qe jane vetem fantazi te gazetareve qe i servirin si ngjarje te verteta.

Shto Koment