Sociale

Burri i shkakton probleme edhe pas vdekjes, historia e 38-vjeçares: Gënjente, mashtronte, na ka futur në konflikte

Në vitin 2012, ajo u martua me mblesëri, por martesa e saj nuk shkoi ashtu si ajo e kishte menduar sepse filloi që të kishte probleme me bashkëshortin.
Featured image of article: Burri i shkakton probleme edhe pas vdekjes, historia e 38-vjeçares: Gënjente, mashtronte, na ka futur në konflikte Fatbardha Sinani

Emisioni “Historia ime” ka sjellë ditën e sotme historinë e pazakontë të 38 vjeçares Fatbardha Sinani. Në vitin 2012, ajo u martua me mblesëri, por martesa e saj nuk shkoi ashtu si ajo e kishte menduar sepse filloi që të kishte probleme me bashkëshortin. Situata u përkeqësua pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, sepse Fatbardha kuptoi se burri e mashtronte dhe kishte si qëllim të merrte tokat e saj. Sot ajo ka mjaft probleme me tokat që familja i ka lënë trashëgimi, sepse ish-burri që ka vdekur, ka krijuar mjaft ngatërresa me dokumentet.

Mirela Milori: Je 38 vjeç?

Fatbardha Sinani: Po!

Mirela Milori: U martove me dashuri apo me mblesëri?

Fatbardha Sinani: Me mblesëri në vitin 2012 u martova. Me të fejuar me të martuar, dy vjet kam ndenjur me atë.

Mirela Milori: Domethënë dy vjet u konsumua martesa, fejesa, njohja. Nuk pati një fejesë pastaj martesë?

Fatbardha Sinani: Po!

Mirela Milori: Për sa kohë u njohët, që vendosët të qëndronit bashkë?

Fatbardha Sinani: Rreth dy vjet.

Mirela Milori: Dhe gjatë këtyre dy vjetëve erdhi në jetë vajza juaj?

Fatbardha Sinani: Erdhi në jetë vajza.

Mirela Milori: Sa vjeç është vajza?

Fatbardha Sinani: 7 vjeçe!

Mirela Milori: Si ishte jetesa me të?

Fatbardha Sinani: Jeta në fakt, unë nuk e mendova që të kaloja jetën tek njerëzit e burrit, por thashë tek njerëzit e mi, se kam pronën time, tokën. Dhe thashë të bëj një shtëpi si gjithë njerëzit, të kaloj jetën familjare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirela Milori: Ti kishe pronën tënde të trashëguar nga familja jote?

Fatbardha Sinani: Po!

Mirela Milori: Fillove të jetoje në familjen e tij, në shtëpinë e tij? Me njerëzit e tij apo vetëm?

Fatbardha Sinani: Isha tek njerëzit e tij, në fakt nuk ndenja shumë, 2 muaj kam ndenjur. Se unë nuk e kisha menduar ashtu, kisha menduar që burri të vinte këtu dhe të bënim shtëpinë.

Mirela Milori: Më pas vendosët të vinit në Synej, tek fshati jot?

Fatbardha Sinani: Po, por nuk më eci jeta familjare me atë njeri sepse mashtronte, gënjeshtra, të gjitha.

Mirela Milori: Domethënë filluan problemet?

Fatbardha Sinani: Po, po filuan problemet që sa linda vajzën.

Mirela Milori: Të çfarë natyre?

Fatbardha Sinani: Gënjente, mashtronte, dilte dhe gjente njerëz i gënjente rrugës, mund dhe t’ju merrte diçka që kishin. Më futi shumë në konflikt me disa letra, me disa prona, dokumente. Ka bërë një procedurë letrash me avokatët. Na ka futur në probleme.

Mirela Milori: Po pse?

Fatbardha Sinani: Nuk donte të krijonte familjen, por donte të merrte pronat, donte ti merrte tokat dhe ti shiste. Na ka futur shumë në konflikte. Edhe babi më thoshte: Nga e gjete këtë njeri, nga e more?

Marrë nga tvklan.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment