Aktualitet

Historia e adoleshentit të vetmuar/ Thirrja e gjyshes nga Puka për nipin me aftësi të kufizuar: Pashku dëshiron të vazhdojë shkollën (VD)

Historia e Pashk Palucës, i cili kërkonte të vijonte shkollën.
Featured image of article: Historia e adoleshentit të vetmuar/ Thirrja e gjyshes nga Puka për nipin me aftësi të kufizuar: Pashku dëshiron të vazhdojë shkollën (VD) Pashk Palucës dhe gjyshja e tij

Pukë- Kjo është historia e trishtë e Pashk Palucës, kërkoi të shkonte në shkollë. Historia e tij është publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku tregohet se shkolla 9-vjeçare “Dedë Lleshi, Gojan i vogël” në Pukë u mbyll për shkak të numrit të vogël të nxënësve.

Mirëpo me mbylljen e shkollës, i riu nuk mund të vijonte më tej klasën e nëntë, duke qenë se nuk mund të përshkonte distanca të largëta pasi ka probleme me shëndetin.

“Shkolla duhet për jetën, për të punuar. Duhet të studiosh para se të punosh”,  shprehet ai teksa lutet të shkojë në shkollë.

Ndërsa gjyshja bën thirrje: “Unë jam Mare Marku 75-vjeç, jeton prej 3 vitesh me nipin Pashk Paluca, i cili me aftësi të kufizuara. Ai ka mbaruar klasën e  8-t në shkollën e fshatit dhe ka pasur përmirësime me zhvillimin e tij. Tani na i kanë lënë pa shkollë. Ai nuk shkon dot shumë larg në shkollë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tashmë shkollimi i tij është zgjidhur pasi, shkolla e tij është hapur vetëm për të fshat, ku ai çdo ditë merr mësime.

J.V/Dosja.al

Shto Koment