Blog

Historia e rrallë/ Armiq të sistemit, si u larguan nga vendi i tyre afrikanët, erdhën në Shqipëri në vitet ’60-’70

Duhet thënë se afrikanët nuk e kishin kuptuar se sistemi diktatorial që ata lanë në vendlindjen e tyre, ishte edhe më i ashpër në vendin ku zgjodhën për të qëndruar.
Featured image of article: Historia e rrallë/ Armiq të sistemit, si u larguan nga vendi i tyre afrikanët, erdhën në Shqipëri në vitet ’60-’70 Të rinjtë nga Afrika

Gjithçka fillon pas vitit 1965 me grushtin e shtetit dhe ardhjen në fron të diktatorit Mubuto, kur shumë kundërshtarë bashkë me familjet e tyre, mes tyre shumë fëmijë, largohen me ndihmën e Kryqit të Kuq dhe sistemohen në shtete të tjera, kryesisht në Europë.

Janë dy grupe, djem e vajza 10­ – 12­ vjeçarë që nisen nga Afrika me destinacion Shqipërinë, që u preferua nga afrikanët si një vend europian ndryshe nga Kina dhe Kuba që iu propozua.

Në dhjetorin e vitit 1967 u nisën fshehurazi me anije nga porti i Brazavillit deri në Tripoli të Libisë, pastaj me avion në Romë dhe prej andej zbresin në Rinas. Është dimër, bën ftohtë dhe afrikanët e rinj janë ende me pantallona të shkurtra, pasi kanë lënë temperatura të larta në vendet e tyre. Ndërsa grupi nga Kenia do të sistemohet në Elbasan, ai prej 17 vetash nga Zaire, pasi ka qëndruar gjashtë muaj në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë, transferohet në Vlorë, në konviktin e Shkollës Mjekësore.

Por pas pak muajve, nga ky i fundit largohen tre të parët, pasi nuk arrijnë të ambientohen dhe grupi reduktohet në 14 të rinj. Një vit më vonë, tjetër ndarje. Në Vlorë qëndrojnë vetëm 9, ndër të cilët : Zhak Jambu me tri motrat e tij, Maria, Nikolet dhe Klodina Jumbu, si dhe Liljana Katasa, Elisabeta Mukeda, Zhoze Makanga dhe Vital Katasa, ndërsa pjesa tjetër nisen për në Lezhë.

Ne ate periudhe ne i quanim kongolez.

Qytetarë të shumtë qëndronin në bulevard, kureshtarë për t’i parë kur ata dilnin për shëtitje. Ndërkohë, të ardhurit u këshilluan të mos dilnin në foto e të mos i tregonin askujt se ku ndodhen, nga frika se i vrisnin familjarët e tyre ne vendin ku ata kishin ardhur. Për t’u ambientuar e integruar në jetën e përditshme, secili prej tyre u mor në patronazh nga një bashkëmoshatar, në mënyrë që të mësonin edhe gjuhen shqipe.

Duhet thënë se afrikanët nuk e kishin kuptuar se sistemi diktatorial që ata lanë në vendlindjen e tyre, ishte edhe më i ashpër në vendin ku zgjodhën për të qëndruar.

Sidoqoftë, të trajtuar ndryshe dhe më të lirë se shqiptarët, në veshje, shije, preferenca, patën ndikim në rininë dhe jetën e qytetare vlonjate dhe ate mbare shqiptare.

Ndryshe nga maturantët që kishin përfunduar shkollën e mesme dhe aplikonin për atë të lartë, afrikanët e ndodhur në Shqipëri, përfitonin të drejtë studimi dhe bursë nga Ministra e Arsimit në fakultetet ku ata preferonin.

Me ardhjen e demokracise si shume te rrinj shqiptar edhe ata u larguan nga Shqiperia, por lidhjet e forta me miqte e shumte ne Vlore dhe mbare shqiperine te cilet ju falen ngrohtesi ne momentet e tyre me te veshtira, ata i ruajn edhe sot e kesaj dite……..

Marrë nga Vlora Ime/Facebook

Shto Koment