Sport

Historia e patreguar, Tevez rrëfen pse nuk pranoi të zbriste në fushë për Mancinin

Nuk është se nuk donte të luante, por të mos vraponte kot
Featured image of article: Historia e patreguar, Tevez rrëfen pse nuk pranoi të zbriste në fushë për Mancinin Tevez e Mancini

Para 9 vitesh, Manchester City po luante kundër Bayern Munich në Champions. Trajneri Mancini i tha Tevezit të futej në fushë, por argjentinasi nuk pranoi. Arsyet reale i ka shpjeguar në një intervistë të fundit.

“Më vjen keq për atë gjë që ndodhi, por kisha të drejtë, Fakti ishte se luanim në Mynih dhe Mancini kishte zgjedhur Agueron. Po humbnim 2-0 dhe Mancini më tha të filloja nxehjen. Mendova se do të luaja shumë shpejt, por nuk ndodhi kështu”, – ka deklaruar argjentinasi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Vrapova për 35 minuta dhe më pas vrapova për 15 minuta të tjera në pjesën e dytë. Shkurt, vrapova për më shumë se një orë. Ai më tha të dilja përsëri në nxehje. Unë i thashë ‘jo’, se ishte i çmendur”, – ka shtuar Tevez.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment