KultureTelevizion

Historia e ‘Parasite’, filmi që “rrëmbeu” Oscar, familja që vidhte wifi nga komshinjtë… në luftë me të pasurit për varfërinë

Anëtarët e një familjeje të papunë, luftojnë një familje të pasur në një dramë-komedi të jashtëzakonshme, shkruar nga Bong Joon-ho.
Featured image of article: Historia e ‘Parasite’, filmi që “rrëmbeu” Oscar, familja që vidhte wifi nga komshinjtë… në luftë me të pasurit për varfërinë Familja "Parazitët"

Me gjithë egërsinë dhe zgjuarsinë e tij, ngacmuesi satirik, Bong Joon-ho autori i ‘Parasite’, mbërriti në Angli nga Koreja, pasi kishte fituar Palme d’Or në Kanë vitin e shkuar, duke ia dalë të mbizotërojë debatin publik, më shumë se çdo film tjetër.

Ky është vërtet një film tmerrësisht tërheqës, i shkruar në mënyrë të shkëlqyer, gjithashtu  i projektuar në mënyrë të shkëlqyer, me një ansambël magjik, për të kurdisur një makth të kompletuar në mënyrë elegante.

Tregimi të ngulitet në mendje me “butësinë” luksoze të Mercedes-Benz që një prej personazheve iu jepet shansi për të ngarë. Në Kanë, shumëkush pyeti veten nëse tregimi ishte pak i tepruar, por, në një vështrim të dytë, kushdo arriti të shohë detajet… ato që i japin ‘Parasite’ aromën e tyre.

‘Parasite’ është një komedi e zezë, e cila shkon përtej limiteve, një film për zilinë, për statusin, aspiratën, materializmin, familjen patriarkale dhe idenë për të patur ‘shërbëtorë’. Më shumë se kaq, është një histori për tmerrin, dhe keqësimin morbid e erës së njerëzve që duhet të përdorin urbanet. Satira shtrihet në një vizion të Koresë së Jugut dhe të Veriut që jeton së bashku në intimitet paranojak, të pakënaqur dhe kulmi i saj është i precipituar nga një katastrofë gati biblike klimaterike-emergjente. Parazitët në fjalë janë një familje e papunë që jetojnë së bashku në një bodrum të çuditshëm të kthyer në banesë, me djalin dhe vajzën adoleshente që lëvizin në mënyrë periodike rreth e rrotull, duke mbajtur smartfonët e tyre deri në tavan për të gjetur wireless pa password, nga fqinjët dhe bizneset e afërta.

Dy fëmijët e Familjes Parazitët

Burri i shtëpisë është Ki-taek (një shfaqje mbresëlënëse e luajtur nga veterani Song Kang-ho), një i papjekur që është martuar me një ish-yll të pistës Chung-sook (Chang Hyae-jin).

Djali është Ki-woo (Choi Woo-sik), një djalë i ri që është pranuar në në universitet, ndërsa vajza e shtëpisë, është Ki-jung (Park So-Dam), një tip zgjuar dhe i lezetshëm me një dhunti për mashtrime përmes internetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një verë, duke pozuar si një student i kolegjit, djali fiton mundësinë për të mësuar vajzën e një familjeje shumë të pasur në një shtëpi moderne spektakolare, në pronësi të një biznesnemi milioner, (Lee Sun-kyun).  Vajza është Da-hye (Jung Ji-so), bie menjeherë në ‘këmbët’ e djalit, dhe ky i fundit nuk ia kthen. E ëma, kërkon nga djali nëse mund të rekomandojë gjithashtu një mësues arti për një nga të vegjëlit e shtëpisë. Ai dërgon aty një motrën e tij, dhe e prezanton si kushërirën e një shoku, dhe aty kupton si të fitojë besimin dhe arrogancën duke ia kaluar asaj punën.

Shumë shpejt, këta fëmijë të mbrapshtë, arrijnë të heqin nga puna shoferin, duke e zëvendësuar atë me babain e tyre. Ata më pas heqin maxhordomin, dhe vendosin të ëmën e tyre të buzëqeshur. Një familje e tëra, që hyn në një fole të re, duke u shtrirur si të huaj me njëri-tjetrin. Në këtë moment, fëmija i vogël vë re, se ata ajo aromë… i lidhte të gjithë bashkë, dhe ata mbanin erën e njerëzve të varfër.

Paraziti është nga ata filma që hyn në një traditë të njohur kinematografike të shërbëtorëve jo të besueshëm, që arrijnë të krijojnë njohje deri në detje të punëdhënësve të tyre, një intimitet që më pas ngjiz në mënyrë të pashmangshme armiqësi.

Paraziti është një film që futet në një traditë të pasur kinematografike ose shërbëtorë jo të besueshëm me një njohuri intime të punëdhënësve të tyre, një intimitet që lehtësisht, dhe në mënyrë të pashmangshme, ngjiz armiqësi.

Paraziti është gjithashtu një traditë Koreane si një fotografi e ngjashme e “The Housemaid” nga viti 1960 e rimodeluar në vitin 2010 nga Im Sang-soo, një dramë që trajton klasat që shërbejnë për të pasurit. Një shikim i dytë i filmit, të sjell në mendje tmerrin e ‘Old’s Park’.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment