LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Historia e panjohur e Sokrat Dodbibës/ Ministri i Financave që u bllokoi arin gjermanëve dhe vuajti 20 vjet në Burrel

15 Nëntor 2019, 10:16 Nga DOSJA
Historia e panjohur e Sokrat Dodbibës/ Ministri i Financave që u

TIRANË- “Në nandorin e vjetit 1943 Sokrati bahet Ministër i Financave dhe gjermanët kërkuen prej tij që t’u jepte 30 milion franga ari shqiptare për çdo muej, por se Sokrati kundërshtoi dhe nuk ua dha. Çdo pagim që u ashtë ba gjermanëve nga nandori i vitit 1943 e deri në korrikun e 1944-ës, u asht ba me imponim, sa që koloneli Richard e ka kanosun edhe me kobure dhe Sokrati gjatë veprimtarisë së tij nuk ka dhanë ma tepër se 4-5 miljon në muej kundrejt të 30-të miljonëve që pretendonin gjermanët. Në këtë politikë Sokrati mujti t’ë evitojë vumjen në qarkullim të markut gjerman të Luftës. Gja që do të ishte katastrofale për ekonominë e vëndit, duke u çvleftësue fare frangu shqiptar dhe me markun që do të vinin në qarkullim, gjermanët do të merrnin krejt mallrat që ishin në Shqipëri ashtu siç bënë në shtetet e tjera që okupuan”.

Kjo është dëshmia e avokatit të famshëm Dr. Spiro Stringa e dhënë para trupit gjykues të Gjyqit Special në marsin e vitit 1945, kur ai ishte duke mbrojtur klientin e tij Sokrat Dodbiba, i cili në periudhën e pushtimit gjerman të Shqipërisë kishte mbajtur postin e Ministrit të Financave në qeverinë e asaj kohe. Po kush ishte Sokrat Dodbiba cila ishte e kaluara e tij dhe pse e pranoi ai funksionin e Ministrit të Financave në qeverinë shqiptare të asaj kohe? Cilat ishin mosmarrëveshjet e Ministrit Dodbiba me autoritetet gjermane që ndodheshin në Shqipëri dhe si mundi ai që t’ua ndalonte atyre marrjen e arit nga thesari i shtetit shqiptar? Cila ishte mbrojtja që i bëri avokati Spiro Stringa klientit të tij Dodbiba dhe si shpëtoi ai nga pushkatimi?

Pse e pranoi Dodbiba postin e ministrit

Lidhur me të kaluarën e Sokrat Dodbibës dhe arsyet se përse e pranoi ai postin e Ministrit të Financave gjatë periudhës së pushtimit gjerman të Shqipërisë, avokati Spiro Stringa në Gjyqin Special midis të tjerash u shpreh: “Para se të hyj dhe të analizoj veprimtarinë e Sokrat Dodbibës, desha të ndalem dhe të bëjë një përshkrim të gjëndjes ku ndodhej Shqipëria në atë kohë që Sokrati pranoi postin e Ministrit të Financave. Kur kapitulloi Italia, u ringjallën shpresat për një Shqipëri indipendente. Në atë kohë mbas një periudhe shtypëse të gjithë shqiptarët e ndershëm kërkuan që të merrnin frymë lirisht dhe të shkëpusnin të gjitha lidhjet me Italinë. Ashtu si të gjithë intelektualët e ndershëm dhe patriotë edhe Sokrat Dodbiba kërkoi që të bënte diçka, por pa menduar se në portat e Shqipërisë po qëndronte një armik akoma dhe më i fuqishëm dhe më i rrezikshëm se i pari.

Të shtytur vetëm nga qëllimi i mirë, të imedizimuar nga flaka e atdhedashurisë, të pasionuar gjer në palcë për një pamvarsi shqiptare, u hodhën me mish e me shpirt në marrjen pjesë në punrat shtetërore. Ishte jo interesi, ishte zëri i ndërgjegjes që i shtynte mos me qenë apatik në një kohë të kritikshme, ishte mirëbesim, qoftë i gabuar, që i bante me veprue në interesat e larta të Kombit, që kërkonte që ndokush ta udhëhiqte n’ato çaste të vështira të jetës së tij. Ishte një vetmohim të merrje përgjegjësina të rënda në atë kohë, të cilat që në fillim dukeshin të pakapërcyeshme dhe që të thëthitnin në vetvehte. Mirpo dikush duhej të dilte në skenë, qoftë dhe me konsekuenca të randa për përgjegjësinë që do të merrte përsipër. Edhe Sokrati doli së bashku me të tjerët, në kohën e fashizmit ai u persekutua prej tyre dhe u pushua nga puna. Sokrati ishte një tip me sensibilitet të lartë dhe proletar i mëndjes. Ai punonte për të fituar por nuk kishte trashëguar ndonjë titull nobiliteti. Sokrati nuk ka pasur percesion ekzakt në punrat që pati marrë përsipër. Ai nuk gjykonte se guximi i tij ishte tej fuqisë reale që ai kishte në ato momente, për arsye se ai i ishte përveshur punës me të vetmin qëllim për të bërë diçka të mirë. Si bir i këtij vëndi Sokrati shpresonte të bënte diçka jo për krenarinë e tij personale dhe titujt e lavdërimit, por vetëm e vetëm me qëllimin fisnik për të mirën e Shqipërisë.

Sokrati ishte mësuar me qenë i sinqertë por nuk e dinte se politika nuk asht ashtu siç e mejtonte dhe se ajo punë nuk i përshtatej loajalitetit të tij. Në atë kohë që ai e pranoi atë detyrë, të gjithë ishin të sunduar nga një psikozë që të shkëpusnin prangat e robërisë. Ata kërkonin me pa, duke pasë sytë e mbyllun. Ishte kaosi i mbrendshëm i krijuem nga përmbysja e Imperos që shtynte secilin që kishte një pozitë me ba diçka. Po kështu edhe Sokrati nuk kishte qëllim me marrë koltuqe, por e pranoi atë detyrë vetëm nga pasioni me shërbye në interes të Kombit. Sokrati e dinte se nuk ishte politikan dhe nuk kishte ndonjë rreth ndaj të cilit të zhvillonte ndonjë aktivitet, por se hyri në atë punë me bindje vetëm e vetëm me ndihmue Kombin.

Pra tek Sokrati mungonte qëllimi i keq. Me rastin e kapitullimit të Italisë, Shqipëria u ndodh në një situatë shumë kritike: o me pas nji qeveri qoftë dhe formale, ose me pranue një okupatë ushtarake të përgjithshme gjermane. Në atë kohë kurkush nuk merrte përgjegjësina, për shkak se quhesh kompromis, me që gjermanët kishin shpallun se nuk do të trazoheshin në punët e mbrendshme të Shqipërisë. Prevaloj kësodore teza: ‘Të shpëtojmë të mundurën”. Kështu u shpreh avokati Spiro Stringa para Gjyqit Special lidhur me arsyet sepse klienti i tij Sokrat Dodbiba e pranoi postin e Ministrit të Finacave në periudhën e pushtimit gjerman të Shqipërisë.

Stringa: “Pse duhej krijuar qeveria”

Pasi avokati Stringa argumentoi arsyet sepse Dodbiba e mori atë post qeveritar, ai e vazhdoi më tej fjalën e tij të mbrojtjes duke argumentuar se cilat ishin anët pozitive të qeverisë shqiptare nën pushtimin gjerman, në të cilën bënte pjesë dhe klineti i tij Sokrat Dodbiba. Lidhur me këtë në mes të tjerash Dr. Stringa u shpreh: “Pasi Dodbiba dhe Ministrat e tjerë të kabinetit qeveritar të asaj kohe e pranuan postin që u ishte ngarkuar, ata filluan nga puna dhe në atë kohë u krijua një Komitet Ekzekutiv, në të cilin Sokrati nuk mori pjesë. Kjo gjë vërtetohet edhe nga telegrami që disponoj unë dhe që i bashkangjitet kësaj mbrojtje. Në atë Komitet Ekzekutiv u rrahën mejtimet dhe u shpall Indipendenca e Shqipërisë. Po kështu u liruan të burgosurit politikë nga të gjitha burgjet dhe nga fushat e përqëndrimit dhe u thirr një Asamble për të aprovuar apo jo veprimet e Komitetit Ekzekutiv. Në Asamble u aprovua shpallja e Indipendencës, u vendos neutraliteti i Shqipërisë, u zgjodh Këshilli i Lartë i Shtetit dhe nga gjiri i Asamblesë doli Parlamenti. Këto veprime që u bënë në atë kohë gjejnë aprovimin e dhe nga pikpamja e së Drejtës Ndërkombëtar ashtu edhe nga ajo e së Drejtës Konstitucionale, për arsye se Shteti asht shoqnia e rregullueme politikisht për me ia mbrrijt një qëllimi të përbashkët dhe ka bazën në natyrën e njeriut, i rrethuem gjithmonë nga nevojat urgjente. Shteti nuk asht baras me qeverinë dhe as nuk mundet me u mejtue. Teoria e anarkiste që kerkon zhdukjen e qeverisë, asht e parealizueshme, me që duke u zhdukun qeveria, do të asgjesohet koncepti i Shtetit. Cilado qoftë forma politike e një vëndi, atë që e drejta ndërkombëtare kërkon, ashtë qenia e një qeverie, mbasi me anën e veprimtarisë bahet i dukshëm Shteti. Shteti asht një unitet, jo vetëm i konceptuem dhe abstrakt, por i jashtëm edhe i dukshëm dhe Shteti transfomohet nga një koncept abstrakt në një ent konkret, me anë të organeve të tij, ndërsa janë të përdoruna në një nga funksionet e ndryshme të Shtetit. Pra, nevojë e domosdoshme e një qeverie, jo vetëm nga pikpamja e nevojave të përditshme, por edhe e së drejtës, imponohet. Një nga veprimet e Komitetit Ekzekutiv që u krijua në atë kohë ishte dhe abrogimi i Statutit t’okupatorit fashist, tue ri-vumn në fuqi Statutin e 1928-ës”, përfundoi në mes të tjerash avokati Stringa lidhur me akuzat që i bëheshin klientit të tij Dodbiba nga prokuroria e Gjyqit Special, se pse ai kishte marrë pjesë në qeverinë shqiptare nën pushtimin gjerman.

“Implikimi në 4 shkurtin e vitit 1944”

Më pas në mbrojtjen e tij avokati Spiro Strina u përqëndrua lidhur me akuzat që prokuroria e Gjyqit Special bëri ndaj klientit të tij Dodbiba, e cila e akuzoi atë se kishte marrë pjesë dhe kishte bashkëpunuar në masakrën e 4 dhe 27 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë, ku gjermanët dhe Xhaferr Deva ekzekutuan 82 qytetarë tiranas. Lidhur me këtë akuzë, midis të tjerash avokati Stringa u shpreh: “Sokrati akuzohet se ka bashkëpunuar me terroristat në masakrat e 4 dhe 27 shkurtit 1944. Nga gjithë rrjedhimi i gjykimit del se këto dy data të tmerrshme të jetës së popullit shqiptar, nuk janë pjella e qeverisë, porse e personave të caktuem: Xhaferr Deva me shokët e tij. Nuk mund të dyshohet se fakti qindron kështu, për arsye se si nga deponimet e dëshmitarëve t’akuzës ashtu dhe nga ato të mbrojtjes, si nga apollogjia e të gjithë të pandehunmve, rezulton në mënyrë bindëse dhe të padiskutueshme, se 4 e 27 shkurti janë pjellë e instiktit kriminal t’atyneve që lyen duart me gjak shqiptari, t’atyneve që për egoizma personale, për me shti ndër thonj gjithë fuqinat Shtetnore, banë të derdhet gjak i kuq vllaznor në këtë Tiranë martire.

Sokrati njihet këtu në Tiranë njerzor e vllazëror dhe jo si “sadist”, sepse këtë gjë nuk ja len edukacioni i tij familjar, kultura e tij, përkundrazi, ku ka mujtun ka ba vepra të mira, duke u fshijtë lotët atyne që vuejshin. Këto fakte vërtetohen me ndërhyrjet e shpeshta që Sokrati ka ba për lehtësimin e ndonjë vuejtje, ose zhdukjen e saj, siç theksohet nga dëshminat që bashkëparaqesim, ku del personaliteti njerzuer i Sokratit. Sokrati nuk asht as i Ballit dhe as i Legalitetit dhe këto fakte dalin në shesh gjatë rrjedhimit të gjyqit, dhe për ma tepër i pandehuni Nedim Kokona ka deponue: ‘Sokrati dhe Rrok Kolaj s’kanë qenë të rreptë kundra Lëvizjes dhe Sokrati ka kundërshtue dhanien e të hollave Ballit”.

“Konflikti me gjermanët për arin”

Pas argumentave të shumta që avokati Stringa shtroi në atë gjyq lidhur me të kaluarën e ish-Ministrit Dodbiba dhe arsyet e pjesmarrjes së tij në qeverinë shqiptare të asaj kohe, ai më pas u ndal në veprimtarinë konkrete të tij gjatë ushtrimit të detyrës si Ministër në digasterin e Financave. Një nga argumentet më kryesore që paraqiti ai lidhur me veprimtarinë e Dodbibës, ishin përpjekjet që ai bëri me autoritetet gjermane të Tiranës, për t’u ndaluar atyre marrjen e thesarit të shtetit për nevojat që ata kishin në Shqipëri. Lidhur me këtë në mes të tjerash avokati Stringa u shpreh: “Sokrati në veprimtarinë e tij si Ministër i Financave ka qenë kundër inflacionit, por megjithkëtë rrethanat pruen një zmadhim pasi gjermanët mbasi grabitën 120 milion franga ari (shqiptare) nga Banka d’Italia, i sollën këtu duke dashur që t’i mbajnë vetë. Por mandej ia dorzuen qeverisë me një konditë që kurdoherë që të donin, t’i merrnin mbasi i konsideronin si ‘plaçkë lufte’. Në nëndor të vjetit 1943, Sokrati bahet Ministër i Financave dhe gjermanët kërkuen përsëri 30 milion franga ari, për çdo muej, por se Sokrati u kundërshtoi.

Çdo pagim që u asht ba gjermanëve nga nëndori i vitit 1943 e deri në korrikun e vitit 1944, u asht ba me imponim, saqë koloneli Richard i asht kanosun me kobure në dorë. Gjatë gjithë veprimtarisë së tij në atë post Sokrati nuk ka dhanë ma tepër se 4-5 miljon në muej, kundrejt 30 miljon që pretendonin gjermanët. Me këtë politikë Sokrati mujti me evitue vumjen në qarkullim të markut gjerman të Luftës, gja që do të ishte katastrofale për ekonominë e vëndit, duke u çvleftësue fare frangu shqiptar dhe me markun që do të vinin në qarkullim do të merrnin gjithë mallin që kishte Shqipëria dhe do ta dërgonin në Gjermani ashtu siç ka ndodhur me shtetet e tjera të okupueme. Iu përmënd Sokratit gjatë gjykimit se i kishte dhënë organizatës “TODT” 5 miljon franga shqiptare, por se ky fakt nuk i përshtatet së vërtetës, me që këtë shumë e ka dhënë Komiteti Ekzekutiv. Asht fakt i pakntestueshëm se gjermanët kanë sjellë në Shqipëri rreth 500-600 mijë napolona ari flori, edhe një operacion i tillë edhe për një profan që nuk mirret me çështjet ekonomike, bind se ka qenë në dobi të vëndit.

Kjo shumë të hollash nuk ka të bëjë aspak me Thesarin shqiptar në Romë, i cili përbahet prej shufrash ari. Pra nga kjo pikpamje Sokrati nuk mund të ketë përgjegjësi, për çka i vërvitet në të tilla terma. Gjatë gjykimit akuza i përmëndi emisionin e bankënotave të reja, por se Sokrati këtë e ka kundërshtuar, dhe gjermanët pa e pyetun fare kanë dasht të veprojnë por se bankënotat nuk u vuen në qarkullim dhe kësodore vëndi nuk pati ndonjë dam. Gjithçka thashë ma nalt, rezulton në mënyrë të kjartë nga dishmija e dishmitarit Zotit Dr. Dhimitër Pasko, i cili i treguar prej nesh si dishmitar, nuk mujti me u paraqit në gjyq për shkak se ndodhesh në Korçë me mision zyrtar, por pati mirësinë me na lëshue një deklaratë të cilën ia bashkëngjisim kësaj mbrojtje, dhe Gjykata mund të marrë vizë se si qëndron gjithë aktiviteti i Sokratit në Ministrinë e Financave.

Asht fakt i pakontestueshëm se një pjesë e molos së Durrësit u prish nga gjermanët, por se ky veprim asht krye pa dijenin e qeverisë shqiptare, fakt ky që vërtetohet me shkresën që i asht adresue Gjykatës s’Uej nga Ministria e Punëve të Jashtëme. Sokrati nuk asht nazist, në këtë kuptim që vërtetohen me dëshminë e dishmitarit Koço Lipivani ashtu dhe me deklaratën e zotit Dr. Dhimitër Paskos, mbi të cilën besoj se s’duhet të dyshohet, jo vetëm për edukacionin e tyne, por edhe për pozitat shoqënore që kanë sot. Ja ky është Sokrati me plotkuptimin e fjalës dhe jo ashtu siç don ta paraqesë akuza me ngjyrën ma të zezë si një njeri që kapardiset në kolltukun e tij vetëm e vetëm për interesa personale.

Prandaj për arsyen e naltpërmëndur, kërkoj që Sokrat Dodbiba të deklarohet i pafajshëm përsa i përket të gjitha akuzave dhe tue qëndrue vetëm ajo e qënies Ministër, por në kushtet që zhvillova ma nalt dhe për konsekuencë ndëshkimi i tij eventual të jetë propocional me fajin e qënies vetëm Ministër dhe përfundimisht ku ndëshkim asht amnistue me faljen e dhënë në 28 nëntor të vitit 1944”. Kështu e përfundoi mbrojtjen e tij avokati Dr. Spiro Stringa për Sokrat Dodbibën, ish-Ministrin e Financave gjatë periudhës së pushtimit nazist të Shqipërisë të cilin Gjyqi Special në marsin e vitit 1945 e dënoi me 20 vjet burg për të vetmin fakt se kishte qenë ministër në kabinetin nën pushtimin gjerman?!

Marrë nga  Memorie.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur ministri i financave sokrat dodbiba ministri i financave sokrat dodbiba

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni