LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Historia e bazës sekrete në Tiranë/ Mjeku që drejtoi fermën e Lazeretit me 268 kuaj

19 Janar 2022, 06:57 Nga DOSJA
Historia e bazës sekrete në Tiranë/ Mjeku që drejtoi

TIRANË- Nga Afrim Imaj

Reshit Shtëpani, mjeku që drejtoi për shumë vite Qendrën Riprodhuese të kuajve të racës, pinjoll i një familje të shquar nga Shëngjergji i Tiranës, ka ndërruar jetë para dy vjetësh. Veç emrit të mirë, doktori i kuajve të Petrit Dumes, siç e quanin dikur, ka lënë një kolanë botimesh memoristike për traditat e vendlindjes dhe Luftës Nacionalçlirimtare, bashkë me dosjen e kujtimeve nga koha kur ka shërbyer në fermën e kuajve të rrallë. Sëmundja e papritur nuk e la ta çonte deri në fund projektin për t’i hedhur ato në një libër të veçantë, që e çmonte shumë.

Kanë mbetur sidoqoftë dorëshkrimet, që edhe ashtu siç janë, krijojnë një fizionomi të qartë për fermën e famshme të Lazeretit të dikurshëm. Në to përshkruhen me detaje fillesat e qendrës sekrete të kuajve të racës, mënyra si u zgjerua e modernizua ajo, peripecitë pas divorcit me Moskën, dështimi i agjenturave sovjetike për t’i shfarosur këto specie nga Shqipëria, marrëzia e autoriteteve komuniste për t’i internuar pas ekzekutimit të Petrit Dumes, si pjesë e grupit të tij puçist, etj.

Ka ndodhur vërtetë kështu: Kuajt e famshëm për herë të parë i solli në Shqipëri Skënderbeu. U bë shkak filmi për heroin tonë kombëtar, të kishim edhe ne një dyzinë të tyre. Kjo ndodhi në kohën e miqësisë me Bashkimin Sovjetik. Ishte fillimi i viteve ‘50 kur kishin nisur xhirimet e filmit “Skënderbeu”, një prodhim ky shqiptaro-sovjetik. Regjisori nga Moska, pasi ishte bindur se kuajt e gjetur në rrethinat e Tiranës dhe Krujës nuk ishin të përshtatshëm për skenat e parashikuara, u interesua te autoritetet e Ambasadës për të importuar nga Bashkimi Sovjet një çift syresh.

Pas procedurave të rastit, nuk vonoi dhe erdhën dy të tillë, përkatësisht Çarli, i racës “Alltekin”, një kryqëzim i racave gjakpastër arab me gjakthjeshtin anglez dhe “Panku” i famshëm i racës gjakpastër arab i linjës Ruso-Polake, të shoqëruar me “pasaporta” zyrtare që përmbanin me detaje të dhënat gjenealogjike të plotësuara në fermën e famshme “Tverskaja Konji Zavod” të Bashkimin Sovjetik. U bë shkak xhirimi i “Skënderbeut” që ata të “pasaportizoheshin” në Shqipëri, për të qenë të parët në llojin e tyre në fermën e mëvonshme të krijuar enkas për kuajt e racës. Diku më vonë, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Petrit Dumes, asokohe shef i Shtatmadhorisë, erdhën edhe 36 kuaj të tjerë.

LAZERETI, FERMA E GJENERAL DUMES

Dy kuajt e parë që mbërritën në Shqipëri nga ferma e famshme “Tverskaja Konji Zavod” për xhirimet e filmit “Skënderbeu”, nuk u kthyen më në Bashkimin Sovjetik. I pasionuar pas tyre, Petrit Dumja, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, ndërhyri për të sjellë një sasi tjetër. Me arsyetimin për xhirimin e një filmi tjetër që nuk u realizua kurrë, shefi i Shtatmadhorisë bëri të mundur kompletimin e fermës së Lazeretit me 36 kuaj të tillë. Kështu, për herë të parë në Shqipëri u fut një sasi e konsiderueshme kuajsh të racës “Gjakpastër arab” dhe “Gjakthjeshti anglez”. Nga kryqëzimi i tyre në fermën e Lazeretit janë përftuar racat “Orlovi” shtatlartë dhe “Alltekini” i madh, tepër të kërkuar për vlerat e rralla, jo thjesht për hipizëm. Qyteza e ngritur enkas me përkujdesjen e veçantë të gjeneral Dumes, shumë shpejt mori pamjen e një qendre model për mbarështimin e kuajve dhe u bë e njohur në asetet e ushtrisë shqiptare.

BURRELI, STREHA E PARË E KUAJVE TË RACËS

Me mbërritjen nga Bashkimi Sovjetik, tufa me 36 kuaj race u vendos në rrethinat e qytetit të Burreli. Për strehimin e tyre ishte përshtatur më parë aty një nga kazermat e vjetra, me kujdesin e drejtpërdrejtë të Petrit Dumes. Që me mbërritjen e tyre, u përballëm me vështirësi të panjohura. Së pari, kuajt e famshëm nuk e patën të lehtë përshtatjen me mikroklimën, pastaj mungesa e përvojës nga specialistët tanë për mbarështimin e tyre nuk do kalonte pa pasoja. Ende pa mbushur një muaj në Burrel, njëri nga tre hamshorët e racës arabe, me emrin “Kaprizi” “vdiq” pa lënë trashëgimtarë. Sidoqoftë, kjo nuk e demoralizoi stafin që kujdesej për tufën e tyre, t’i përkushtohej punës me të gjitha energjitë. Ende pa u transferuar prej aty, filloi edhe shumimi i tyre. I quajturi “Naklloni” me baba “Kapotin” dhe “Filantropi” i famshëm me baba “Pribojn”, prodhuan trashëgimtarët e parë. Që këtej nisi normaliteti i mbarështimit të kuajve të racës. Tashmë gjithçka u vendos mbi baza shkencore. Trashëgimia e tyre erdhi deri në ditët tona, dhe raca jo vetëm nuk u shua, por u shtua me breza të tërë.

DIVORCI ME SOVJETIKËT

ivorci me Bashkimin Sovjetik e gjeti fermën e Lazeretit në kulmin e shkëlqimit. Rrufetë e shkëmbyera midis Tiranës e Moskës i paraprinë një klime të rrezikshme për bijzën e “Tverskaja Konji Zavod” në Shqipëri. Ndërprerja e marrëdhënieve me Kremlinin, parakuptonte tërheqjen e të gjitha aseteve të dhuruara prej tij në emër të miqësisë, siç ishte edhe rasti i kuajve të racës, për të cilën pala shqiptare nuk kishte paguar asnjë qindarkë.

Qysh në ditët e para të përplasjes së madhe, pala sovjetike që e dinte më shumë se kushdo rëndësinë e ekzistencës së këtyre specieve të rralla në Shqipëri, bëri përpjekje për të realizuar riatdhesimin e tyre me çdo kusht. Autoritetet e Tiranës nga ana tjetër bënë ç’është e mundur për të ruajtur “Tverskaja Konji Zavod” e Lazeretit. Një strategji e veçantë për këtë u përpunua nga gjeneral Dume, i cili bashkë me përgjigjen për sovjetikët se kuajt kishin ngordhur, udhëhoqi operacionin e fshehtë për t’i transferuar ata në garnizonet e skajshme të ushtrisë.

Mirëpo këmbëngulja e administratorëve të Moskës nuk rreshti. Sa zyrtarisht, aq edhe në rrugë agjenturore, ajo u orvat të binte në gjurmë të aseteve të veta, këtë radhë për të helmuar e shfarosur specien e rrallë që kishte sjellë dikur në Shqipëri. Gjithsesi, falë përkujdesjes së specialistëve e drejtueseve të Ushtrisë, “Tverskaja Konji Zavod” shqiptar nuk u shfaros. Në vjeshtën e vitit 1965, Lazereti u bë sërish streha e kuajve të rrallë…

KALËRIMI I GJENERALIT

Petrit Dume pothuajse ishte mysafir i përditshëm i fermës së Lazeretit. Prania e tij aty nuk kishte të bënte vetëm me interesimin për mbarëvajtjen e kuajve të racës së rrallë. Gjenerali kryesisht vinte për të kalëruar. Askush si ai nuk e kishte kaq të spikatur pasionin e kalërimit. Madje, për specialistët e fermës, njihej si mjeshtër i madh i hipizmit. Zotëronte në perfeksion teknikat e ecjes me kalë në terrene të ndryshme, komunikonte si rrallëkush me të dhe ushtrohej në rrethana të ndryshme si kalorës i sprovuar.

Dume stërvitej me disa kuaj, gjithnjë sipas specifikave, detyrave dhe veçorive të terrenit. Gjatë ushtrimit stërvitor për kapërcim pengesash përdorte pelën “Nazhenka” dhe “Naukën”, të bijën e “Nakavales”. Në parakalimet ceremoniale preferonte kalin “Çarli” dhe pelën

“Nakavalja”. Më për zemër kishte kalin “Nakllon”, me të cilin ushtrohej për daljet në terren ku studionte hapësirat e vendndodhjet për stërvitjet e planifikuara të Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave Speciale të Ushtrisë. Kalërimi për gjeneralin, sidomos vitet e fundit, ishte shndërruar në mani.

Lazereti i dikurshëm, “Tverskaja Konji Zavod” e Shqipërisë

Dikur Lazeretin e vogël të Tiranës e njësonin me emrin e madh “Tverskaja Konji Zavod”, fermës ruso-polake me famë botërore të kuajve të rrallë. Për vite me radhë, ishqyteza italiane në periferi të kryeqytetit u bë e njohur për mbarështimin e tyre, ndërkohë që të tillë nuk kishin as vendet e fuqishme të globit. Historia nisi në vitin 1957, kur për herë të parë u akomoduan aty dy kuajt të rrallë që morën pjesë në xhirimet e filmit “Skënderbeu”. Në pak muaj, suitës së tyre iu shtuan edhe 36 syresh të racës “Gjakpastër Arab”. Pa mbushur një dekadë, qendra riprodhuese e Lazeretit, siç mori emrin më vonë, mundi të mbarështojë rreth 400 ekzemplarë.

Dokumentet dhe dëshmitarët, meritën kryesore për “Tverskaja Konji Zavod”-in shqiptar ia dedikojnë Petrit Dumes, ish-kreut të shtatmadhorisë, i cili duke shfrytëzuar marrëdhëniet e miqësisë me ish-Bashkimin Sovjetik, krijoi fermën e kuajve të kërkuar për vlerat e rralla. Veç shkëlqimit, çuditërisht, me emrin e tij, është i lidhur dhe shkatërrimi i Lazeretit. Në kryqëzatën e shpallur ndaj gjeneralit të famshëm si puçist, u përfshi edhe kjo krijesë e tij, si pjesë e komplotit të fantazuar në mendjet e mbrapshta. Mjaftoi kaq dhe Qendra e Mbarështimit të Lazeretit u shkatërrua brenda ditës. Kuajt e racës të kultivuar aty, me shumë mund e sakrifica, u shfarosën në skajet më të largëta të vendit.

Marrë nga: Monitor.al

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur baza sekrete petrit dume reshit shtëpani tirane baza sekrete petrit dume reshit shtëpani tirane

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni