Bota

Dashuroi burrin e gabuar/ Sakrifica e pabesueshme e francezes që u izolua për 25 vjet nga nëna e saj aristokrate, dëshmitari: E gjetëm të mbuluar në jashtëqitje, vështronte çuditshëm dritën…

FOTO
Blanche u zhduk befas. Askush në Francë nuk e pa më atë në publik ndërsa nëna e nëna dhe vëllai i saj vazhduan jetën e tyre të përditshme pa të. Megjithatë pas jetës së qetë të tyre dhe në pamje të parë normale, ata po fshihnin një sekret të tmerrshëm.
Featured image of article: Dashuroi burrin e gabuar/ Sakrifica e pabesueshme e francezes që u izolua për 25 vjet nga nëna e saj aristokrate, dëshmitari: E gjetëm të mbuluar në jashtëqitje, vështronte çuditshëm dritën… Blanche Monnier

FRANCË- Dy shekuj më parë edhe në vende si Franca ku sot është një ndër shtetet më të zhvilluara kishte një kulturë e mentalitet tjetër. Kjo tregohet përmes historisë së pabesueshme të  një vajze franceze e cila u zhduk për 25 vjet.

Aso kohe të dashuroje një burrë të gabuar ishte diçka e ndaluar siç tregon historia e pabesueshme e një gruaje të re franceze e cila ishte mbyllur fshehurazi në një dhomë të vogël për 25 vjet.

Në Paris 1876, 25-vjeçara Blanche Monnier ishte një vajzë e shoqërueshme e cila nisi të kërkonte burrin e saj të jetës para se të ishte vonë. Ajo ra në dashuri me një avokat të moshuar në moshë të thyer, të cilin nëna e saj aristokrate nuk e pëlqente e për këtë arsye ajo e izoloi në një dhomë për çerek shekulli.

Blanche u zhduk befas. Askush në Francë nuk e pa më atë në publik ndërsa nëna e nëna dhe vëllai i saj vazhduan jetën e tyre të përditshme pa të. Megjithatë pas jetës së qetë të tyre dhe në pamje të parë normale, ata po fshihnin një sekret të tmerrshëm.

Më 23 maj 1901, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Parisit mori një letër misterioze. Misioni i nënshkruar lexonte: Prokurori i Përgjithshëm: Unë kam nderin t’ju informoj për një dukuri jashtëzakonisht të rëndë. Unë flas për një vajzë e cila është mbyllur në shtëpinë e Madame Monnier, e uritur dhe që jeton e izoluar në shtëpinë e saj.

LETRA

Të tronditur nga letra, policia vendosi të hetojë pavarësisht reputacionit të familjes së Monnier. Një grup oficerësh hynë në shtëpi, kontrolluan lokalet dhe në katin e sipërm vunë re një derë të kyçur. Kur hoqën drynin një erë e tmerrshme u përhap menjëherë.

Ata u habitën kur panë një grua të kequshqyer që ishte shtrirë në shtrat, e mbuluar me jashtëqitjen e saj, ndërsa kjo e fundit vështronte çuditshëm dritën që nuk e kishte parë për 25 vjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një dëshmitar përshkroi zbulimin e tmerrshëm: Gruaja fatkeqe ishte shtrirë plotësisht e zhveshur në një dyshek kashte të kalbur. E me kalimin e viteve rreth saj u formua një lloj koreje nga jashtëqitja e saj, copa mishi, perime, peshk dhe bukë të mykur. Ajri ishte i rëndë saqë ishte e pamundur për ne të qëndronim më gjatë për të vazhduar me hetimin tonë.

Madame Monnier, e ëma e vajzës,  e cila kishte fituar një çmim nga Komiteti i Punëve të Mira për kontributet e saj bujare në qytet, u arrestua menjëherë.

Ajo vdiq në burg 15 ditë më vonë, pasi rrëfeu të vërtetën e dhimbshme në polici. Ajo tha se kur vajza e sa refuzoi të tërhiqej nga lidhja me avokatin, Madame Monnier e mbylli atë në një dhomë të vogël derisa ajo të dorëzohej. Për 25 vjet, Blanche hante vetëm pak ushqim nga vaktet e nënës së saj. Dënimi i saj vazhdoi edhe pas vdekjes së të dashurit të saj në 1885.

Vëllai i Blanche, Marcel doli në gjyq për të ndihmuar nënën e saj e cila fillimisht u dënua me 15 muaj burg. Ai më vonë u shpall i pafajshëm me pretendimet se Blanche mund të ishte larguar në çdo kohë, por zgjodhi të mos e linte.

Blanche Monnier, e njohur gjithashtu në Francë si La Séquestrée de Poitiers, vdiq në vitin 1913 në Bois.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment