KultureKuriozitete

Historia e Kristofer Kolombit, një nga mashtrimet më të mëdha amerikane

Sa shumë dimë ne mbi aventurat eksploruese të Kristofer Kolombit, dhe sa të vërteta janë historitë e shkruara për të ?
Featured image of article: Historia e Kristofer Kolombit, një nga mashtrimet më të mëdha amerikane

AMERIKË – Të tërë në kemi mësuar në shkollën fillore, nëpër librat historikë, historinë e zbulimit të Amerikës, nga eksploruesi i famshëm Kristofer Kolombi.

Por sa shumë dimë ne mbi aventurat eksploruese të Kristofer Kolombit, dhe sa të vërteta janë historitë e shkruara për të ?

Lë ti shikojmë së bashku shkrimet në librat shkollorë për Kristofer Kolombin, dhe le të analizojmë vërtetësinë e tyre.

1- Kolombi ishte eksploruesi i parë, i cili zbuloi Amerikën.

Gënjeshtër: Ishte vikingu Leif Erickson, ai që arriti të kalonte oqeanin dhe u ndesh me kontinentin amerikan. Në fakt mendohet se Kolombi nuk ishte as europiani i parë që udhëtoi në Amerikë.

2- Kolombi arriti në Amerikë së bashku më 3 anijet e tij, të quajtura Nina, Pinta dhe Santa Maria.

E vërtetë: Ky mund të jetë i vetmi fakt historik i vërtetë mbi Kolombin, pasi ai vërtet zbarkoi në brigjet amerikane, së bashku me njerëzit e tij, nën bordin e këtyre 3 anijeve.

3- Kolombi i donte shumë indianët nativë, që ishin vendasit e parë të amerikës, dhe ata e ndihmuan Kolombin në eksplorimin e kontinentit të ri amerikan.

Gënjeshtër: Ai vërtet përdori ndihmën e njërit prej shefave të fiseve në ishullin e Haitit, por ai u largua duke marrë arin e ishullit me vete. Dhe Kolombi nuk i donte aspak vendasit nativë, për më tepër ai mori disa prej tyre me vete gjatë kthimit nga Amerika, dhe i përdori ata si skllevër në Europë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

4-Kolombi zbarkoi në brigjet e Floridës, kur zbuloi kontinentin amerikan.

Gënjeshtër: Kolumbi nuk e zbuloi kurrë kontinentin amerikan, pasi aty jetonin vendasit indianë, dhe anijet e tij zbarkuan në Bahamas, jo në amerikën veriore.

5- Kolumbi bëri vetëm një udhëtim në Amerikë, dhe ai u bë shumë i pasur.

Gënjeshtër: Kolumbi bëri 4 udhëtime në Karaibe, dhe pavarsisht se ai mori shumë flori me vete gjatë kthimit, ai vdiq në varfëri.

6-Kolumbia është emëruar në bazë të emrit të Kristofer Kolumbit.

E vërtetë: Kolumbia ka disa rajone dhe disa vende të emëruara pas eksploruesit.

Burimi:CNN

E.C/Dosja.al

Shto Koment