KRYESORET
Aktualitet

Historia e ish-prostitutës/ Del nga burgu, akuzon vëllanë: Më futet natën në krevat!

26 Janar 2022, 12:22 Nga DOSJA
Historia e ish-prostitutës/ Del nga burgu, akuzon vëllanë:

TIRANË- Ajo ka qenë e dënuar për ushtrim prostitucioni. Kur mbaroi burgun, u kthye në shtëpi. I vëllai, jo vetëm që nuk e ka pritur mirë të kaluarën e të motrës, por ka vendosur që ta “edukojë” atë përmes dhunës. Duket se për ta mbajtur nën kontroll vajzën, ka shprehur qëndrim pranues edhe e ëma. Në kushtet kur 38-vjeçares i kërkohej llogari për hyrje-daljet nga shtëpia dhe pyetej për çdo gjë që bënte, ajo ka vendosur të trokasë në polici me bindjen se oficerët do ta besonin dhe do ta arrestonin të vëllain.

Historia e pazakontë u vendos në dispozicion të Gazetasi.al nga komisariati numër 4, i cili pasi i ka peshuar mirë faktet dhe provat dhe ka parë kartelën e 38-vjeçares nga Tirana, ka vendosur mos ta shoqërojë vëllain e kallëzuar, por ta procedojë më pas në gjendje të lirë. Djali i denoncuar është i moshës 33 vjeç, thotë policia për Gazetasi.al dhe si fillim, ai u denoncua nga motra për ngacmim seksual. Por e gjitha kjo ka rezultuar e pavërtetë, pasi policia ka kryer verifikime dhe është bindur se ajo po denonconte pas dhunës psikologjike prej tij dhe të ëmës për çdo takim dhe dalje nga shtëpia.

Ajo, sipas policisë është përpjekur në këtë mënyrë që t’i japë fund dhunës dhe të jetë e lirë, si fillim duke dërguar vëllain në burg. Por ky plan nuk i ka ecur, pasi të vërtetën e ka treguar nëna e tyre, e cila akuzon të bijën: “Ti po përpiqesh të na nxjerrësh nga shtëpia e të bësh ç’të duash”, – i ka thënë ajo.

Në rrëfimin e saj pranë komisariatit numër 4 të policisë në Tiranë, 38-vjeçarja ka akuzuar vëllain.

“Kam qenë e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni, – nis rrëfimin ish-prostituta, e cila doli nga burgu 325 në Tiranë dy vite më parë. – Marrëdhëniet në shtëpi nuk i kam aspak të mira, pasi vëllai më ngacmon, vjen e më futet gjatë natës në krevat, më prek ngado e thotë dua të kryer s… me ty. Disa herë ai më thotë që nuk ka të dashur dhe do të kryejë marrëdhënie dhe i kam thënë, ‘që më ke motër, gjej dikë tjetër se je çun Tirane’. Këto veprime i ka kryer edhe në sy të nënës, por ajo ka mbajtur krahun e vëllait”, – tregon ajo.

38-vjeçarja e pyetur nga policia, kujton se ka pasur raste që për të qëndruar në shtëpi, është detyruar të bëjë sikur nuk kupton asgjë, por kjo dëshmi e saj është krejtësisht e pabesueshme, shton policia për Gazetasi.al. Policia e pyet ish-prostitutën, a ka kryer marrëdhënie apo jo i vëllai me të? Ajo përgjigjet që jo. Por e ëma ka dalë përpara policisë në mbrojtje të djalit të vogël, duke kujtuar se i biri është i rregullt dhe po përpiqet ta vendosë në shina motrën që për të marrë drogë, kanë frikë se mos kthehet sërish në prostitutë.

I vëllai, emrin e të cilit Gazetasi.al e disponon, hedh poshtë gjithçka.

“Motra synon të na nxjerrë nga shtëpia e të na çojë në burg kot, sepse do të bëjë çdo ajo. Këtë e deklaroj me përgjegjësi të plotë. Çdo gjë që thotë motra, është e pavërtetë, ajo vjen e ikën sa herë do dhe në e kritikojmë”, – deklaron i riu.

Policia e pyet nëse është e vërtetë që e ngacmonte prej 8 vitesh të motrën dhe i riu akuzon nga ana e tij: “Nuk është e vërtetë, sepse ajo nuk jetonte me ne më parë. Iku nga shtëpia, u arrestua, bëri burg. Kurse unë, gjatë gjithë kohës kam jetuar me nënën, ne mezi ushqehemi, ndonjëherë na ndihmojnë shoqatat. Kur kthehet motra ne nuk e prekim, nuk e dhunojmë, por bëjmë sherr, sepse nuk duam të përfundojë keq dhe në rrugë”.

E moshuara i kujton policisë, thanë burime të Gazetasi.al, se vajza është përdoruese droge dhe se ata dyshojnë që ajo ka nisur sërish të shesë trupin e saj. Policia shkruan në dosjen hetimore se intervista e denoncueses u mor në prani të një psikologu, jo për shkak të moshës, por për shkak të mos sqarimit dhe mos përputhjeve të deklaratave të saj. Psikologia shkruan për 38-vjeçaren se ato çfarë thotë, “nuk kanë koherencë, ajo mendon dhe thotë gjëra që nuk ekzistojnë dhe me shumë mundësi ajo vuan nga depresioni dhe stresi post-traumatik”. Policia, deklaron për Gazetasi.al, se ish-prostituta iu nënshtrua trajtimit nga një psikiatër për të krijuar një kuadër më të qartë të çrregullimit dhe shëndetit mendor. Ndërsa i vëllai dhe e ëma, u referuan në gjendje të lirë për dyshimet e dhunës në familje.

Marrë nga Gazeta “Si”

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

'Faleminderit përfaqësues të DASH'/ Çupi ngatërrohet në Komision, buzëqesh: S'keni shansin

Rrëfimi i Dumanit/ Berisha: S’kisha dëgjuar që bandat rivale të merrnin të njëjtin vrasës

PPE për krizën në PD? Berisha: S’e di, e vlerësojmë, disa nga ne do shkojnë

Berisha korrigjohet: Ia paskam thënë gabim emrin Dumanit, e paska Nuredin

Duma e Alizoti në mbledhjen e Rithemelimit, Berisha: Do e merrni vesh në darkë

3 Komisionet në duart e Alibeajt, Berisha: Përpjekje Ramës për ta lënë vendin pa Opozitë

Miraka te Ligjet, Berisha: Bardhi të japë sqarime për vrasjen në Elbasan

Berisha: Alibeaj merr në mbledhje demokratë që nuk janë pjesë e grupit të PD

Berisha paralajmëron protesta: Droga është normë në polici, mjaftojnë dy vrasjet e fundit

Nesër zgjidhet kryesia e PD/ Berisha: Sot dorëzoj emrat

Pas Dumanit, Berisha thirrje Besian Xhixhës: Trego lidhjet e krimit me politikën

Berisha: Dumanit po i censurojnë dëshmitë, nxirrni tabulatet e Taulant Ballës me Suel Çelën

Berisha thirrje Nuredin Dumanit: Trego gjithçka, deri tani ke thënë ato që dimë të gjithë

Berisha: Gjykata Supreme janë Rama e Don Agaçio, gjthçka ndodh në dhomë këshillimi

Manja ‘pastroi’ dosjet, Berisha: Mafia e pronave u amnistua, mjafton të çojnë qesen në Apel

S'përmbahen! Bardhi: Mos më ngri zërin mua. Bushka: Flisni 7 veta në kor

PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Raporti i Administratës Publike, Bardhi: Keni analizë për patronazhistët, keni marrë masa?

Raporti i Administratës Publike/ Alibeaj: Pse gjatë vitit zgjedhor ka pasur më shumë rekrutime?

Anëtarët e ish-sigurimit të Shtetit/ Alibeajt s'i pranohet kandidati, ngre zërin: Ja provat

Socialistët miratojnë të propozuarin e Berishës, Simon Miraka

Sherr te Ligjet/ Bardhi: Të pafytyrë, votuat të propozuarin e non-gratas. Bushka: Lëri patetizmat

Në qendër të Tiranës, aksidentohet autobusi i linjës së Institutit

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë