Dikur

Historia e bukuroshes nga Tropoja/ Ish-sigurimsi tentoi ta fuste në shtrat, por çertifikata e virgjërisë e shpëtoi nga burgu

Kjo është një nga historitë më të dhimbshme të epokës së komunizmit shqiptar. Në vitin 1974, Seit Zeqiri, një punonjës i Sigurimit të Shtetit tenton të fusë në shtrat një vajzë bukuroshe nga Tropoja, të quajtur Rukie Rama.
Featured image of article: Historia e bukuroshes nga Tropoja/ Ish-sigurimsi tentoi ta fuste në shtrat, por çertifikata e virgjërisë e shpëtoi nga burgu Rukie Rama

DOKUMENTARI I PLOTË

Por vajza e refuzon. E refuzon pafundësisht. Refuzimi kategorik i femrës e tërbon njeriun me pushtet. Fabula e mëtejme është e krejt e egër. Shumë shpejt dëshirave seksuale ua zë vendin hakmarrja me çdo mënyrë e çmim.

Skenarë për ta mbyllur në burg nën akuzën e agjitacion-propagandës thuren me shpejtësi. Agjentura e policisë politike të gjithë zonës angazhohet. Rukia Rama arrestohet, por nuk thyhet.

Duke shfrytëzuar pretendimin e akuzuesit kryesor, sipas të cilit ai ishte i dashuri i Rukies, malësorja deklaron përpara hetuesve se është e virgjër, duke kërkuar edhe ekspertizë zyrtare mjekësore. Çështja komplikohet. Sigurimi i Shtetit tërhiqet duke u detyruar të pranojë ekzaminimin…

Marrë nga abcnews  

Etiketa:

Shto Koment