Bota

Historia e anijes që shkatërroi kryeqytetin libanez, kush është biznesmeni rus që ngarkoi furnizimin e nitratit të amonit në Bejrut (Dyshohet se ndodhet në Qipro)

FOTO
Shpërthimi i fuqishëm që tronditi dje kryeqytetin libanez, Bejrutin, shokoi gjithë botën, ndërsa ende nuk janë nxjerrë nga rrënojat të gjithë banorët. Deri më tani janë shënuar 100 viktima dhe më shumë se 4 mijë të plagosur.
Featured image of article: Historia e anijes që shkatërroi kryeqytetin libanez, kush është biznesmeni rus që ngarkoi furnizimin e nitratit të amonit në Bejrut (Dyshohet se ndodhet në Qipro) Biznesmeni Igor Grechushkin dhe pamjet pas shperthimit ne Bejrut.

LIBAN–  Në një kohë që situata është teje e vështirë në Liban, mediat huaja kanë shkruar se ky furnizim i madh i nitratit të amonit që shpërtheu ditën e djeshme, më 4 gusht në një depo në portin e Bejrutit ishte e mundshme të shkarkohej atje vite më parë nga një anije mallrash nga pronari i saj rus, biznesmeni Igor Grechushkin. 

Ministri i Brendshëm i Libanit Mohamed Fahmi, ka thënë për një Televizion lokal se nga  shpërthimi i 2,700 ton nitrat amoniumi, kanë mbetur më shumë se 100 viktima dhe janë plagosur mbi 4 mijë persona të tjerë në të gjithë qytetin.

Biznesmeni rus Igor Grechushkin.

Fahmi tha se furnizimi i nitratit të amonit ishte konfiskuar nga një anije mallrash në 2014. Materiali ishte ruajtur pa masa  sigurie. Anija “MV Rhosus” ishte konfiskuar nga autoritetet libaneze, me urdhër nga inspektorët lokalë në Bejrut, pasi ajo kishte hyrë në port, për shkak të problemeve teknike.

Mediat e huaja shkruajnë se “MV Rhosus” po transportonte nitrat amoniumi  nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi në Mozambik dhe rrugës kishte pasur probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Bejrut. Por raportimet e mediave në Rusi dhe Moldavi më 5 gusht thanë se “MV Rhosus” mbante flamurin e Moldavisë kur mbërriti në Bejrut.

Kujtojmë se ky shpërthim tragjik vjen në një kohë të vështirë për Libanin, teksa vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e Covid-19 dhe demostrata masive kundër varfërisë. Gjithashtu të premten gjykata e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri që u vra në vitin 2005.

Boris Prokoshev, i cili ishte kapiten i “MV Rhosus” në atë kohë, konfirmoi në një intervistë të 5 gushtit për RFE/RL se anija kishte qenë në pronësi të Grechushkin në 2013.

Prokoshev konfirmoi gjithashtu raportet që anija kishte transportuar nitrat amoniumi nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi të Tbilisi në Mozambik kur shfaqi probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Beirut. Prokoshev tha gjithashtu për RFE / RL se “MV Rhosus” ishte një anije shumë e vjetër që u mbyt dy ose tre vjet më parë sepse askush nuk po e kujdesej për anijen.

Më tej  ai tha që Grechushkin ende i ka borxh dhjetëra mijëra dollarë amerikanë të papaguar atij dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit, ndërsa shton se gjitha përpjekjet e tij për të paditur Grechushkin në Rusi, kanë dështuar sepse biznesmeni nuk banon më në Rusi.

Prokoshev e përshkroi si të bllokuar në Liban me anëtarët e tjerë të ekuipazhit të papaguar të anijes, si një formë “burgosjeje”, duke thënë se Grechushkin ishte larguar nga ekuipazhi pa ndonjë mbështetje financiare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai fajësoi gjithashtu autoritetet libaneze për shpërthimin masiv në 4 gusht.

“Ata duhet të kishin hequr qafe anijen menjëherë në vend që ta konfiskonin atë dhe të kërkonin pagesa për ruajtjen e saj. Së dyti, ne po flasim për nitrat amoniumi këtu. Ata mund ta kishin përdorur atë për fushat e tyre (bujqësore). Askush nuk e kërkonte atë, që do të thotë se nuk i takonte askujt.”- tha Prokoshev për RFE / RL.

Ndërkohë autoritetet libaneze janë ende duke hetuar shkakun e zjarrit që çoi në shpërthimin masiv, pasi ata nuk e kanë njoftuar shkakun përfundimtar të  këtij zjarri.

Shpërthimi i vitit 2011 në Qipro

Nëntë vjet më parë, në korrik të 2011, një shpërthim i madh ndodhi  në Qipro. 101 kontejnerë të ngarkuar me eksploziv  u kapën në një anije që lundronte nga Irani për në Siri . Eksplozivët u ruajtën  pas një vendimi nga ana e qeverisë së atëhershme të Christofias dhe nuk u konfiskuan.

Ndërkohë sipas mediave të huaja besohet se Igor Grechushkin tashmë mund të  ndodhet në Qipro, ku mund të ketë leje për banim apo shtetësi të atij vendi.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Një Koment në “Historia e anijes që shkatërroi kryeqytetin libanez, kush është biznesmeni rus që ngarkoi furnizimin e nitratit të amonit në Bejrut (Dyshohet se ndodhet në Qipro)

  1. keni harruar te thon qe ka vite qe ne liban ka nje regjim te korruptuar ;; vendi eshte bere si ne kolombi ;;;; Europa i ka dhene miliona dollare per poullin ;; dhe politikanet i kane marre per vete si edi rama basha berisha ne shqiperi kjo eshte kryesorja ;;kur ne kokat e qeverise drejtojne hajdutet nuk mun te presesh gjera te tjera vetem krime kunder populit ;dhe varferi ;;merci

Shto Koment