Showbiz

Historia e Adrian Civicit, nga punëtor llaçi në doktor shkencash, pedagogu: Më duhej të mbushja kova me beton

Profesori Adrian Civici ka rrëfyer se pasi ka mbaruar  gjimnazin në shkollën “Sami Frashëri” u detyrua që të punonte pasi "partia" nuk e lejoi që të vazhdonte shkollën e lartë.
Featured image of article: Historia e Adrian Civicit, nga punëtor llaçi në doktor shkencash, pedagogu: Më duhej të mbushja kova me beton Adrian Civici

TIRANË– Profesori Adrian Civici ka rrëfyer historinë e tij të jetës, nga rinia deri më tani që ka marrë titullin “doktor shkencas”. I ftuar në “Shqipëria Live”, ai ka rrëfyer se pasi ka mbaruar  gjimnazin në shkollën “Sami Frashëri” u detyrua që të punonte pasi “partia” nuk e lejoi që të vazhdonte shkollën e lartë. Më tej, ai shtoi se vite më pas  kreu studimet e larta në Kamëz dhe më pas u bë pedagog.

Ndër të tjera Civici, fitoi titullin doktor shkencash pas viteve ‘90 e dha leksione në Universitete të Evropës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më duhej të mbushja kova me beton. Ishte shumë e vështirë si punë e mënyrë jetese, ishte shumë larg realitetit, aty kuptoje një botë tjetër. Një vit i tmerrshëm, shumë i vështirë e sidomos për një djalë 18-vjeçar. Ishte një ndryshim radikal pasi ne ishim mësuar me idenë e atij punëtorit ideal. Aty mësuam edhe gjëra të tjera të cilat ishin shokuese, për shembull u bë një mbledhje për të demaskuar një punëtor 20-vjeçar që kishte dëgjuar muzikë italiane. Në Evropë është më e vështirë të bësh shkollë apo të ecësh se sa në Amerikë, sepse në Amerikë kur shkon të pyesin çfarë mund të bësh, kurse në Evropë të pyesin nga vjen e çfarë ke. Unë se njihja fare bujqësinë në fillim kur bëra studimet, por për shkak të rezultateve në fund të vitit u bëra pedagog. Në Shqipëri nuk janë rregullat e qarta, sepse këtu nuk triumfon i afti”, tha Civici.

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment