Sociale

Rrëfimi mes lotësh, 13-vjeçarja tregon historinë e jetës: Babi na braktiste, s’kam qenë asnjëherë e lumtur si të tjerët

Në pamundësi për të shkuar në studio, për shkak se kujdeset për motrat e saj, njëra 6 vjeç dhe tjetra 3-muajshe, gazetarja shkoi në shtëpinë e saj.
Featured image of article: Rrëfimi mes lotësh, 13-vjeçarja tregon historinë e jetës: Babi na braktiste, s’kam qenë asnjëherë e lumtur si të tjerët Foto ilustruese

Një 13-vjeçare ka treguar në programin “Historia ime” në Tv Klan problemet në familjen e saj. Ajo nisi një letër në redaksinë e këtij emisioni ku kërkoi ndihmë dhe mbështetje për mamin, veten dhe dy motrat.

Në pamundësi për të shkuar në studio, për shkak se kujdeset për motrat e saj, njëra 6 vjeç dhe tjetra 3-muajshe, gazetarja shkoi në shtëpinë e saj.

Vogëlushja rrëfeu mes lotësh, se babai i ka braktisur dhe situata në familjen e saj është mjaft e keqe edhe nga gjendja ekonomike. Mamaja e saj nuk mund të kujdeset e vetme për 3 vajzat, prandaj 13-vjeçarja është detyruar të lërë shkollën dhe të ndihmojë mamin e saj me rritjen e motrave.

 

Gazetarja: Me kë jeton?

13-vjeçarja: Me mamin dhe dy motrat.

Gazetarja: Sa vjeç janë motrat?

13-vjeçarja: Njëra është 3-muajshe, tjetra 6.

Gazetarja: Në cilën klasë je?

13-vjeçarja: Në të katërtën.

Gazetarja: E ke lënë shkollën tani?

13-vjeçarja: Po!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetarja: Pse e ke lënë?

13-vjeçarja: Se s’kishte mami mundësi ta paguante!

Gazetarja: Ti mban motrën e vogël?

13-vjeçarja: Po!

Gazetarja: Si ka qenë fëmijëria jote?

13-vjeçarja: Jo shumë mirë. S’kam qenë asnjëherë e lumtur si gjithë të tjerët. Të gjithë kanë familje të lumtura kurse unë s’kam qenë kurrë.

Gazetarja: Çfarë shikoje që nuk shkonte?

13-vjeçarja: Shikoja që nuk kisha një familje, babi na braktiste.

Gazetarja: Kur ikte çfarë thoshte babi?

13-vjeçarja: Nuk na lajmëronte! Merrte në telefon thoshte që ika, do vij prapë, por pastaj s’merrte më.

Marrë nga tvklan.al

Etiketa:

Shto Koment