KRYESORET
Art&Argëtim

Histori të reja dashurie, rritje profesionale dhe propozime….Horoskopi mujor nga PAOLO FOX, zbuloni ç’kanë parashikuar yj

1 Qershor 2021, 12:09 Nga DOSJA
Histori të reja dashurie, rritje profesionale dhe

DASHI: Dy javët e para të qershorit mund të mos nisin mbarë. Bëni kujdes në datën 4, pasi mund të keni një debat të fortë. Fundjava e parë e muajit do të karakterizohet me probleme në punë dhe dëshirë për të hequr dorë nga gjithçka. Muaj që duhet shfrytëzuar për të kërkuar diçka më shumë, sidomos në datat 14 dhe 15, kur Hëna të favorizojë shenjën tuaj. 

Historitë e dashurisë që lindin tani do të jenë goxha të dobëta, por duhet të tregoheni të kujdesshëm, sidomos nëse jeni prej kohësh në një lidhje që nuk ecën. Nuk duhet të tremben ata që kanë lidhje të konsoliduara, ndonëse duhet të tregohen të duruar në debate, sidomos gjatë fundjavave. Është muaji i duhur për ndonjë aventurë.

Edhe në planin fizik, qershori nuk është muaj i artë, ndaj në datat 11-13 ju këshillojmë të mos e mundoni veten. Mos u lodhni shumë, ndonëse e keni të vështirë të frenoheni, sepse jeni të fortë. Mos u hutoni nga konfuzioni në datat 24-30. 

Jeta personale ka më pak presion. Ata që duan prej kohësh të bëhen me fëmijë, mund të shfrytëzojnë ndikimin pozitiv të Jupiterit në shenjë. Gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme të mos mendoni vetëm për dëshirat tuaja, por edhe për ato të partnerit. Mund të keni një diskutim serioz më datë 27, ndaj tregohuni të kujdesshëm.

Muaj i veçantë, sepse do të jeni gjithsesi të trazuar. Meqë shenja juaj karakterizohet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe të rrugëve të frymëmarrjes, duhet të ruani qetësinë dhe të çlodheni. Bëni kujdes sidomos gjatë 10 ditëve të fundit të muajit.

BINJAKËT: Të gjitha marrëdhëniet profesionale janë të rëndësishme. Më në fund, në këtë periudhë keni mundësinë të bëni atë që ju pëlqen. Janë të favorizuar sidomos studentët dhe ata që duan një të ardhme më të mirë. Ata që mundohen prej vitesh për të arritur një pozicion, më në fund do të kënaqen.

Ata që janë të lidhur mendojnë për një shtëpi të re, të jenë më pranë vendit të punës, ose të përmirësojnë jetën. Kjo është periudha e duhur nëse doni të ndryshoni diçka. Shenja juaj favorizohet në datën 14 nga Hëna dhe Marsi.

Qershori favorizon kurat afatgjata. Nga data 11, deri në fund të muajit, do të përjetoni ditë interesante. Duhet të rrethoheni nga njerëz pozitivë dhe optimistë. Kërkoni gjithmonë stimuj të rinj, do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.   

GAFORRJA: Qershori paraqitet intrigues dhe interesant. Do të vëreni një ndryshim të madh te vetja, që nga dëshira për të vepruar, e cila është rikthyer. Ndoshta prej shumë muajsh, madje edhe vitesh, jeni munduar të mos flisni, vetëm nga frika se mos gaboni apo krijoni konflikte. Disa situata do të sqarohen së shpejti, tregohuni të duruar.

Do të përjetoni emocione dhe fitore për sa u takon çështjeve të zemrës, sidomos nga datat 11-13. Çiftet do të kenë më shumë projekte, por është muaj i favorshëm edhe për ata që duan dhe mund të kenë një fëmijë. Çiftet që kërkojnë shtëpi janë më të favorizuara gjatë këtij viti në krahasim me vitin e kaluar. Do t’ju rikthehet siguria, pasi është periudhë e rëndësishme për të gjitha lidhjet.

Fakti që në qershor mund të thoni atë që mendoni dhe mund të çliroheni nga një barrë, ju ndihmon të harroni lodhjen dhe sëmundjet psikomatike që mund t’ju kenë shkaktuar probleme në të shkuarën. Nga data 21 do të keni më shumë energji. Datat 29 dhe 30 janë të veçanta për kura, terapi dhe për t’u ndier më mirë.

LUANI: Artizanët ose profesionistët e lirë mund të marrin një propozim. Diçka do të lëvizë, ndonëse nuk jeni plotësisht të kënaqur. Nëse duhet të kërkoni një hua ose kredi, duhet të informoheni mirë. Ata që janë vartës, ose që nuk punojnë më që vjet, mund të përballen me përmirësime.

Ky muaj shton pasionin, sidomos pas ndikimit të Marsit në shenjën tuaj nga data 11. Në raste të rralla do të ketë edhe çifte që do të duan të ndahen. Nga mesi i qershorit mund të merrni frymë të lehtësuar, ose të paktën ta pranoni realitetin ashtu siç është. Lidhjet e reja dhe çështjet e zemrës janë më të favorizuara nga fundi i muajit.

Forma fizike është përmirësuar, ndonëse që nga fillimi i vitit po mundoheni maksimalisht të shmangni tensionet dhe stresin e tepërt. Organizoni diçka të këndshme në fund të muajit. Venusi do të ndikojë në shenjën tuaj nga data 27.

VIRGJËRESHA: Nuk ju mungojnë propozimet, por s’ndiheni të gatshëm të bëni atë që ju kërkohet. Nëse jeni artizan, mund të jeni me vonesë me datat e dorëzimeve, ose duhet të merrni atë që ju takon. Ata që kanë role drejtuese duhet të fillojnë të kursejnë që në qershor. Në 20 ditët e fundit të muajit do të rikthehet një dinamikë e jashtëzakonshme. Periudhë favorizuese edhe për ata që duan të zhvillojnë një ide, por bëni kujdes në datat 9, 10, 16 dhe 17.

Është periudhë vigjilence për çiftet që diskutojnë prej kohësh. Tregohuni të kujdesshëm nëse nuk ju ecin gjërat në dashuri. Nëse ju shtohet largësia dhe mosmarrëveshjet, rrezikoni të ndaheni deri vitin tjetër. Qershori është muaj i favorshëm për ata që janë vetëm. Lidhjet e krijuara tani mund të konsolidohen gjatë tre muajve në vazhdim.

Do ta merrni veten fizikisht pak nga pak. Pas datës 21, ndikimi i Diellit në shenjën tuaj është më i madh. Duhet të bëni kujdes me ushqimin, të kontrolloni mëlçinë dhe pjesën e barkut. Duhet të çlodheni për të shmangur problemet me shëndetin. Në rast problemesh të përsëritura, ju këshillohet t’i drejtoheni një specialisti.  

PESHORJA: Duhet të tregoheni të kujdesshëm në datat 11, 18 dhe 25, pasi këto ditë do të karakterizohen nga tensioni profesional. Bashkëpunëtorët, ortakët ose shefat mund t’ju bëjnë kritika që duhet t’i përballoni me diplomaci, që është edhe arma juaj më e fortë. Duhet të mendoni që tani për atë që do të bëni në korrik. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me paratë. Një diskutim i fortë në datën 11 nuk do t’jua prishë imazhin profesional, por ju këshillohet kujdes maksimal për çdo situatë që mund të jetë e rrezikshme.

Qershori nuk është muaji i duhur për të bërë premtime dashurie. Çiftet që duan të bashkëjetojnë ose që duan të martohen bëjnë mirë të vendosin ta bëjnë në korrik ose gusht. Ju volit të hiqni dorë nga lidhjet e fshehta. Të gjitha fundjavat e muajit do të karakterizohen nga debatet, që janë në varësi të lidhjes. Bashkëshortët do të kenë debate të forta, sidomos për çështje parash ose pronash.

10 ditët e fundit të muajit janë më të mirat, ndërkohë që duhet të bëni kujdes gjatë 10 ditëve të para. Në datat 4, 5 dhe 6 mund të keni ndonjë problem shëndetësor, probleme që lidhen me aparatin tretës. Duhet të shmangni ndërlikimet e kota, sidomos rreth datës 19.     

AKREPI: Qershori do t’ju ndihmojë që tani të krijoni idetë e duhura edhe për vitin 2022. Nuk bëhet fjalë për zgjidhje të menjëhershme. Gjithçka që do të vendosni të bëni tani, duhet organizuar gjatë muajve në vazhdim. Do të keni një ide më të qartë për të ardhmen tuaj. Keni ende vështirësi për sa u takon çështjeve ekonomike. Mund të kërkoni një transferim, pasi ndiheni të gatshëm për përvoja të reja. Datat 7, 8, 14 dhe 15 janë ditë mjaft të rëndësishme.

Dashuria rikthehet protagoniste falë Venusit aktiv. Jupiteri ndihmon çiftet që kanë dëshirë të martohen. Ndikimi i Marsit, sidomos nga data 11, do t’ju nxitë të vini në provë këdo, madje edhe veten. Ata që duan lidhje të reja s’duhet të tërhiqen, por mbi të gjitha s’duhet të humbin pas detajeve. Datat 14 dhe 15 do të jenë të trazuara për dashurinë. Keni kuptuar sa vlen dashuria juaj dhe sa dini t’u jepni atyre që ju duan. Datat 29 dhe 30 janë të duhurat për të folur për ndjenjat.

Jeni shqetësuar shumë gjatë muajve të fundit dhe keni probleme me tretjen. Ndoshta ndikon edhe ushqimi i gabuar. Nga data 21 yjet do të favorizojnë shëndetin tuaj. Duhet të vizitoheni nëse keni çrregullim të metabolizmit ose shqetësime të tjera. Muaj pozitiv që ju mundëson të kaloni me lehtësi problemet ose të gjeni kura të reja për sëmundje të hershme.  

SHIGJETARI: Ky muaj do të ketë vonesa burokratike për shkak të ndikimit të Jupiterit, por do të ndikojë më shumë te të lindurit në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit. Nuk duhet të dorëzoheni absolutisht, sepse ndikimi i Marsit do t’jua shtojë guximin nga data 11 dhe më datë 14 Hëna do të favorizojë shenjën tuaj. Qershori karakterizohet nga shtimi i energjisë. Nga fundi i muajit do të rifitoni kohën e humbur. Muaj i favorshëm për ata që duan të diplomohen ose të japin një provim deri në verë.

Krizat në dashuri për të lindurit e shenjës suaj shpesh vijnë për shkak të mërzisë ose për mungesë sqarimesh, të cilat kur akumulohen në kohë, shndërrohen në pengesa të pakapërcyeshme. Gjatë dy javëve të para, qershori është muaj kaotik, ndaj të gjithë atyre që krijojnë një lidhje u këshillohet të mos japin maksimumin, pasi mund të mos jetë aq e rëndësishme sa mendoni. Do të përballeni me të papritura në datat 9 dhe 10.   

Mund të nervozoheni për shkak të shtimit të shpenzimeve, ose të një kontrate që s’është mbyllur në kohë. Ata që ndihen ende të lodhur e kanë për shkak të ndikimit negativ të Mërkurit, i cili të paktën deri ditët e para të korrikut ju këshillon të shmangni situatat e rënduara.  

BRICJAPI: Çështjet profesionale do të zënë vend parësor dhe mund të ndërroni punë në vjeshtë. Ata që duan të hapin një aktivitet nuk duhet të nxitohen, sidomos deri më datë 11. Nëse aktiviteti nuk është më fitimprurës, duhet të përfitoni nga gjysma e dytë e muajit për t’u shkëputur. Ata që presin një vendim gjykate ose një çështje juridike, shumë shpejt do të marrin lajme të mira. Fatlumët do të marrin përgjigje për një kontratë deri në fund të qershorit.

Lidhjet që kanë pasur probleme serioze janë në rrezik këtë muaj. Yjet nuk e favorizojnë shenjën tuaj, ndaj ju këshillohet të tregoheni të kujdesshëm gjatë dy fundjavave të para të muajit. Edhe ata që dashurohen do të përballen me problematika që lidhen me shtëpinë ose fëmijët. Kujdes me fjalët dhe nervozizmin për shkak të tensionit. Lidhjet e krijuara tani janë më pak të rëndësishme dhe aventurat mund të jenë të rrezikshme.

Kërkoni gjithmonë stabilitet te të tjerët, por si për ironi përballeni shpesh me njerëz të pavendosur. Doni të mbroni ata që kanë nevojë, pasi kështu ndiheni më mirë, por nuk mund të jepni pa marrë kurrë gjë. Qëndroni larg polemikave gjatë fundjavave.  

UJORI: Nuk përjashtohet pak tension për shkak të ndikimit të Marsit në datën 11 deri më 29 qershor. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet profesionale. Ndonëse është vit ndryshimesh, keni ende shumë punë. Një dozë e mirë diplomacie do t’ju ndihmojë të kapërceni disa pengesa, kryesisht sepse keni të bëni me njerëz që nuk kanë të njëjtin mendim si ju për një projekt tuajin. Ditët më të tensionuara janë datat 14 dhe 15. Nëse keni një aktivitet tuajin, një avokat mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një problem.

Në qershor hapet një kapitull i ri për ata që duan të bëjnë fëmijë, ndaj shtohen përgjegjësitë. Është muaj interesant për emocione, për një surprizë ose për një eveniment. Ata që nuk gjejnë dashurinë duhet të pyesin veten se ç’duan në të vërtetë. Duhet të reflektoni para se të vini në pikëpyetje një ndjenjë. 

Datat 11, 14 dhe 20 do të karakterizohen nga një lodhje fizike që duket paksa më e ndërlikuar. Mundohuni të mos bëni shumë gjëra njëkohësisht. Duhet të ruheni nga shpërqendrimet ose nga dëmtimet që mund të shkaktoni pa dashje. 

PESHQIT: Muaj i rëndësishëm profesional. Është moment i shkëlqyer edhe për t’u njohur në ambiente të reja, për të zgjeruar rrezen e veprimit, në varësi të burimeve që keni, pasi një profesionit i lirë mund të jetë më i favorizuar se një vartës. Projektet që shkojnë mirë në këtë fazë të vitit do të vazhdojnë kështu deri në vitin 2022. Duhet thjesht pak durim dhe guxim për të përballuar gjithçka më së miri.

Çiftet që i kaluan me sukses problemet në maj, në qershor do të jenë edhe më të forta. Nëse nuk e duroni dot dikë, mund t’ia thoni dhe të çliroheni. Meditoni për nevojat tuaja dhe dëgjoni zërin e ndërgjegjes. Dashuritë e reja janë intriguese. Venusi ju favorizon gjatë gjithë muajit, por fundjavat më interesante janë datat 12, 13, 19 dhe 20. Mos hiqni dorë nga njohjet e reja vetëm sepse jeni lënduar.

Qershori ju çliron nga ndonjë ngarkesë. Është tregues pozitiv fakti që ju rikthehet optimizmi dhe dëshira për të vepruar. Dy javët e para karakterizohen nga gjallëria dhe kurat që nisin pas datës 21 janë më të mirat. Ky muaj ju nxit të kujdeseni më shumë për trupin tuaj dhe të bëni orët e duhura të gjumit. Duhet të kujdeseni edhe për ushqimin.

Marrë nga Living

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

Sondazh

Poll

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!