Dikur

Zbulohet letra e rrallë e Ernest Hemingway drejtuar shkrimtarit Petro Marko

‘I dashur Pedro, mora romanin tuaj dhe ju falenderoj. Mjerisht, unë nuk e lexoj dot, se nuk e di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt,shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…’.
Featured image of article: Zbulohet letra e rrallë e Ernest Hemingway drejtuar shkrimtarit Petro Marko

SHQIPËRI – Një ndër shkrimtarët dhe autorët më të mirë të letërsisë shqipëtare, por fatkeqsisht i nën vlerësuar bindshëm në kohën e tij, dhe jo vetëm, ishte dhe dhërmioti Petro Marko.

Autori i shpellës së piratëve, dhe i një sërë librash për fëmijë dhe të rritur, kishte në jetën e tij dhe një lidhje të pandashme me luftën.

Me vullnetin e dëshirën e tij të plotë, ai vendosi të shkonte dhe të merrte pjesë në luftën e Sapanjës, në Valencia, gjatë së cilës u mbajt dhe ‘Kongresi i shkrimtarëve më të shquar në botë’ ku Petro ishte gjithashtu i ftuar.

Gjatë zhvillimit të këtij kongresi, shkrimtari shqiptar u njoh dhe me autorin e librit ‘ Plaku dhe deti’, Ernest Hemingway.

Pjesë e kongresit ishin dhe shkrimtarë të tjerë me famë botërore si Pablo Neruda, Nikolas Giljen, Andre Marlo, Nekse, Ana Serges, Luvdig Ren, Aleksej Tolstoj, Rafael Alberti, Atonia Maçado e të tjerë.

Pasi u kthye nga Spanja për në Shqipëri, Petro vendosi të lexonte librin e Heminguejt drejtuar amerikanëve që ranë gjatë luftës në Spanjë.

Në artikullin “Shkrimtari, që do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…”, marrë nga parathënia e librit “Për kë bie këmbana”, Petro shkruan:

“…U njoha me Heminguejin në Valencia, në Kongresin e Shkrimtarëve më të shquar të botës, si: Pablo Neruda, Nikolas Giljen, Andre Marlo, Nekse, Ana Serges, Luvdig Ren, Aleksej Tolstoj, Rafael Alberti, Atonia Maçado e të tjerë. Ky dukej më i gjalli. Unë për herë të parë i shikoja dhe u dëgjoja emrin këtyre kolosëve të letërsisë bashkëkohore, të cilët, me mendimet dhe shkrimet e tyre, i dhanë një hapësirë më humane, më internacionale dhe socialiste letërsisë dhe artit botëror.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Isha kureshtar për këtë njeri, trupmadh dhe të ngarkuar me kamera (se xhironte filma për zhurnalet e kinemave të botës dhe i shiste për t’i ardhur në ndihmë Republikës), të ngarkuar me bomba, me dylbi, me pistoleta, aq sa një shkrimtar tjetër i njohur i tha:

– Si shumë t’i rëndojnë supet hekurat që mban!

– Më shumë mi rëndojnë mendimet se hekurat, – iu përgjigj Ernest Heminguej.

Kur lexova romanin e tij u mahnita, prandaj nisa dhe unë të shkruaja romanin ‘Hasta la vista’. Kur u botua, i dërgova edhe atij një kopje, ku i shkruajta: ‘I frymëzuar thellë dhe i nxitur nga romani juaj ‘Për kë bie këmbana’, kushtuar vullnetarëve amerikanë, që ranë në Spanjë, unë shkrova këtë roman modest, kushtuar shqiptarëve që ranë në Spanjë’.

Pas dy a tre muajsh, mora një kartë postale. E hapa dhe lexova këto fjalë të Heminguejit, shkruar në gjuhën spanjolle:‘I dashur Pedro, mora romanin tuaj dhe ju falenderoj. Mjerisht, unë nuk e lexoj dot, se nuk e di gjuhën tuaj. Vetëm për një gjë jam i sigurt,shkrimtari, që e do njeriun dhe vdes për të, shkruan mirë…’.

Burimi: Telegrafi

E.C/Dosja.al

Shto Koment