Aktualitet

Histori e dhimbshme/ 45-vjeçari shpërthen në lot, sheh për herë të parë motrën, mëson se ka 3 motra nga babi dhe 5 vëllezër dhe motra nga nëna

Featured image of article: Histori e dhimbshme/ 45-vjeçari shpërthen në lot, sheh për herë të parë motrën, mëson se ka 3 motra nga babi dhe 5 vëllezër dhe motra nga nëna Fatmiri me te motren

TIRANË-  Lindita ditën e sotme i ka bërë një surprizë burrit të saj Fatimirit, i cili ka qenë i birësuar. Ajo e ka ftuar sot  rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ku me ndihmën e emisionit i ka gjetur motrat nga babai. Njëra prej tyre që jeton në Volo të Greqisë ka folur me Skype në emision dhe ka treguar historinë e dhimbshme që ajo e kishte mësuar vetëm në vititn 2018 që kishte një vëlla tjetër. Ajo është është shprehur shumë e lumtur dhe e kënaqur që më në fund u bë me një vëlla të cilin e ëndërronte që kur ishte fëmijë, ajo ka treguar se babai i tyre ka ndërruar jetë para dy viteve

“Në Prill të vitit 2018 unë mora vesh që babi është sëmurë dhe gjendja e tij po përkeqësohej. Nga Gushti kur erdha në Shqipëri për ta parë, një kushëri nga ana e babit më tha që do e marrë me vete në Plagaricë që të shohë njerëzit e tij dhe ka një merak tjetër. E pyeta çfarë meraku ka dhe aty më tregoi që ka patur një martesë nga e cila kishte dhe një fëmijë. Pastaj në 1 Shtator të viti 2018 babi u nda nga jeta dhe kështu nuk e pyeta dot. Nuk e bëra dot një bisedë me të sepse respektova gjendjen e rëndë që ishte në ato momente, respektova që gjithë ato vite nuk kishte guximin, ndoshta nuk kishte dëshirën për të na i treguar dhe vënë në dijeni për djalin e tij. E njëjta gjë dhe për mamin, nuk e pyeta sepse nuk e dija si do reagonte për këtë temë. Pasi kaloi një vit nga humbja e babit dhe mamit i duhej të bënte disa veprime bankare dhe banka na drejtoi në një notere. Na veprimet e mësipërme, aty ne mësuam që në mënyrë ligjore që ekziston një vëlla dhe që është pjesëtar i familjes. Besoj se po dhe noterja na drejtoi në gjendjen civile në Elbasan për të marrë një çertifikatë. Aty na drejtuan në Tiranë dhe na e dhanë një çertifikate ku emri ishte Fatmir Shahini, babai Reshit dhe nëna Hava, datëlindja është 15 Qershor 1975. Pasi e morëm vesh, po bëra përpjekje për ta kërkuar, por ishte e pamundur. Nuk na jepnin asnjë të dhënë si në Elbasan dhe në Tiranë na thoshin që nuk dimë gjë. U mundova të mësoja më shumë nga kushërinjtë e babit, por një diçka të re që mësova ishte që e kishin lënë që të vogël në shtëpinë e fëmijës. Nuk i di arsyet pse ka ndodhur.  U gëzova jashtë mase, babi ishte një natyrë e ftohtë, nuk fliste, nuk kishte shumë lidhje me neve. Sidomos në moshën e adoleshencës më mungonte kjo lidhje me babain dhe në këtë moshë ëndërroja të kisha një vëlla që më ka munguar gjithë këto vite. Që e vogël dëshiroja të kisha një vëlla. Nuk e imagjinoj dot gëzimin që kam’ ka thënë motra e tij, Ernolda.

Po ashtu Fatmiri ka mësuar  ka zbuluar se ka 3 motra nga babai dhe 5 motra e vëllezër nga nëna.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne kemi vijuar edhe më tej, ne të kemi gjetur dhe nënën dhe do shkoj nesër ta takoj në Baldushk sepse jeton aty dhe ti nuk ke vetëm 3 motra, por ke dhe 3 vëllezër të tjerë dhe 2 motra të tjera nga nëna jote. Fatmir unë kam takuar vëllain tënd të madh dhe ai e ka emrin Fatmir dhe ishte super çun, ai më mundësoi intervistën me nënën tënde sepse e kishte të pamundur të vinte në studio dhe unë i thashë, nuk vjen nëna por do vij unë tek nëna jote edhe kur gazetari ynë kur shkoi të takonte nënën dhe i tha që do vijë Arditi, i bëri një pyete, i tha për çfarë do vijë, ai i tha për “Ka një mesazh për ty” dhe nëna e zemrës që ndjen çdo gjë e pyeti, po Arditi do vijë vetëm? Ndoshta të pret ty dhe nesër dua të të marr me vete, por unë do hyj i pari për të kuptuar nëse ajo dëshiron të të takojë apo jo. Je gati të vish me mua?’ ka thënë Arditi. 

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment