Bota

‘Hiroshima’ e Bejrutit/ Teoritë dhe faktet, pse ndodhi shpërthimi katastrofik… depot e mbushura me nitrat amoniumi prej 6 vitesh rrinin në port, Trump ngre gishtin nga terroristët

Mediat e huaja kanë raportuar se rreth 2,750 ton nitrat amoniumi të ruajtura në një depo në Portin e Bejrutit kanë shpërthyer duke lënë pasoja të tmerrshme në  kryeqytetin libanez, Bejrun.  Që nga dita e djeshme deri më tani janë raportuar 100 viktima dhe të paktën 4,000 të plagosur.
Featured image of article: ‘Hiroshima’ e Bejrutit/ Teoritë dhe faktet, pse ndodhi shpërthimi katastrofik… depot e mbushura me nitrat amoniumi prej 6 vitesh rrinin në port, Trump ngre gishtin nga terroristët Pamje nga Libani

LIBAN-Tre zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së  thanë ditën e sotme për mediat e huaja se nga mbrëmja e së martës nuk kishte asnjë indikacion se shpërthimi masiv që tronditi Bejrutin ishte një “sulm”, duke kundërshtuar një pretendim të mëparshëm nga Presidenti Donald Trump i cili tha se ngjarja e rëndë nuk ishte aksidentale. Ndërsa foli para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë Trump ofroi  ndihmë për njerëzit e Libanit pas shpërthimit, i cili la dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Si ndodhi ngjarja e tmershme?

Mediat e huaja kanë raportuar se rreth 2,750 ton nitrat amoniumi të ruajtura në një depo në Portin e Bejrutit kanë shpërthyer duke lënë pasoja të tmerrshme në  kryeqytetin libanez, Bejrun.  Që nga dita e djeshme deri më tani janë raportuar 100 viktima dhe të paktën 4,000 të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në orën 6:07 të pasdites pranë portit të Bejrutit dhe rrethit qendror, afër shumë zonave me shumë popullsi dhe pranë vendeve turistike.

Pamjet e afërta përfshijnë Sheshin historik të Dëshmorëve; lagjet Gemmayzeh dhe Mar Mikhael, ndeshjet e skenës së barit të Bejrutit; monumenti i xhamisë Muhamed Al-Amin; Grand Serail, pallati i qeverisë; dhe Pallati Baabda, rezidenca zyrtare e Presidentit Libanez. Shpërthimi u përhap nëpër qytet, duke shkatërruar makina, shtëpi dhe duke dëmtuar shumë persona.

Ndërtesat e dëmtuara përfshijnë selinë e ish kryeministrit Saad Hariri dhe zyrën e CNN në qendër të Bejrutit. Sipas dëshmitarëve shtëpitë rreth 10 kilometra (6 milje) larg ishin dëmtuar. Sipas mediave të huaja shpërthimi u ndje edhe në Qipro, rreth 240 kilometra (150 milje) larg. Mediat thonë se në Qipro lëkundjet anë ndjerë si një tërmet me shkallë 3.3 rihter.

Zyrtarët shpërthimin e tmerrshëm e kanë quajtur “Hiroshima e Bejrutit”, pasi fuqia e shpërthimit ka qenë sa një e pestë e fuqisë së bombës atomike që rrënoi Hiroshimën. Vala sizmike e prodhuar nga shpërthimi ishte e barabartë me një tërmet të magnitudës 4.5.

Ndërkohë ministria e shëndetësisë në një deklaratë për mediat ka thënë se numri i të vdekurve pritet të vazhdojë të rritet gjatë gjithë ditës.

“Ka shumë njerëz që kanë vdekur dhe shumë të tjerë që janë zhduklur deri më tani. Njerëzit po pyesin departamentin e urgjencës për të dashurit e tyre dhe është e vështirë që kërkimet të vazhdojnë edhe natën  sepse nuk ka energji elektrike. Ne po përballemi me një katastrofë të vërtetë dhe kemi nevojë për kohë për të vlerësuar shkallën e dëmeve,”– tha ministri i shëndetësisë.

Midis të vdekurve është sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian. Ai ishte në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi dhe vdiq pasi u plagos rëndë. Ndërkohë  guvernatori i qytetit Marwan Abboud ka njoftuar se deri më tani 10 zjarrfikës janë zhdukur ndërsa shumë të tjerë po merren me për të zbuluar viktimat dhe personat që mund të kenë ngelur poshtë rrënojave.

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Pas shpërthimit të frikshëm pati raporte kontradiktore, dhe fillimisht u tha se shpërthimi ndodhi për shkak të një zjarri të madh në që ka përfshirë një depo  fishekzjarresh afër portit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump shtoi konfuzionin kur pak orë më parë tha se incidenti ka qenë një ‘sulm’ dhe jo aksident. Zyrtarët libanezë gjithashtu ngritën shqetësime me diplomatët amerikanë në lidhje me përdorimin e frazës “sulm”.

Më vonë, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, Kryeministri Hassan Diab tha se rreth 2,750 tonë metrikë nitrat amoniumi, një material mjaft eksploziv, ishin ruajtur në një depo porti për gjashtë vitet e fundit “pa masa parandaluese”.

Sakaq shefi i përgjithshëm i sigurisë në Liban tha se një “material shumë eksploziv” ishte konfiskuar vite më parë dhe ishte ruajtur në depo. Zyrtarët deri më tani nuk kanë komentuar se çfarë mund të ketë ndezur flakën por megjithatë dyshimet janë se shëprthimi ka ndodhur për shkak të një sulmi.

Kryeministri i vendit Diab tha se kanë nisur hetimet për zbulimin e ngjarjes duke thënë duke thënë se hetimi do të përfshijë “zbulime” në lidhje me  depo e rrezikshme e cila ka qenë e pranishme që prej vitit 2014”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë nuk do të pushoj derisa t’i gjejmë ata që janë përgjegjës për atë që ndodhi, t’i mbajmë përgjegjës dhe të vendos dënime maksimale”, tha ai në një deklaratë, duke thënë se ishte “e papranueshme” që të ruhet një sasi kaq shumë e madhe nitrati.

Sidoqoftë, ekspertët kanë paralajmëruar se shpërthimi mund të ishte shkaktuar nga diçka më e madhe se nitrat amoniumi. Anthony May, një hetues i eksplozivëve të ATF për qeverinë amerikane, tha se ngjyra që është formuar  pas shpërthimit sugjeron se mund të ketë qenë përbërës të tjerë të përfshirë.  Më të njëjtin mendim është edhe Robert Baer, ​​një ish-operativ i CIA me përvojë të gjerë në Lindjen e Mesme, i cili tha se shpërthimi mund të ketë ndodhur nga eksploziv të shkallës ushtarake.

Çfarë është nitrati i amonit?

Nitrati i amonit (AN), një përbërës i amoniakut dhe azotit, është një material mjaft i paqëndrueshëm që përdoret në plehrat bujqësore dhe bomba.

Fatkeqësitë që mund të shkatojë AN janë të rralla, duke marrë parasysh se SHBA përdor miliona tonë prej saj çdo vit në plehra. E ngurta “e pastër” AN është mjaft e qëndrueshme, por nëse kompleksi përzihet me ndonjë ndotës, edhe në gjurmë të vogla, përzierja bëhet shumë më e prirur ndaj shpërthimit e cila është arsyeja pse ekzistojnë udhëzime të rrepta qeveritare për mënyrën e trajtimit dhe ruajtjes së tij.

Siapas ekspertëve, AN nuk duhet të ruhet me asnjë lëndë djegëse, materiale organike, klorur ose metale. Udhëzimet EPA rekomandojnë gjithashtu mure rezistente ndaj zjarrit në njësinë e depozitimit.

AN nuk digjet, por nëse i ekspozohet nxehtësisë, ai mund të shkrihet ku mëpas  lëshon gazra toksikë të djegshëm që mund të shkaktojnë një shpërthim. Një nga fatkeqësitë më të këqija në historinë e SHBA-së ndodhi në prill të vitit 1947 kur një anije e ngarkuar me nitrat amoniumi kapi . Zjarri shkaktoi një shpërthim  ku si pasojë u dëmtuan më shumë se 1.000 ndërtesa dhe vranë gati 400 njerëz.

Përpjekjet që u bënë për të shpëtuar njerëzit dhe ndihmat që u dhanë për të ndihmuar vendin pas shëprthimit. Në orët pas bombardimit, autoritetet dhe organizatat humanitare filluan përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit. Presidenti libanez ka urdhëruar të gjitha forcat e armatosura t’i përgjigjen fatkeqësisë dhe të patrullojnë në  zonat e prekura.

Libani ka ndarë 100 miliardë paund libanezë  ose 66,335,000 dollarë për t’I ardhe në ndhmë vendit. Grupet e ndihmës si UNICEF dhe Kryqi i Kuq kanë  shpërndarë ekipe në terren dhe kanë bërë thirrje të hapura urgjente për dhurime gjaku. Spitalet  po kalojnë një situatëtë vështirë pasi nuk ka më vede për të trajnuar të plagosurit.

Vende të tjera duke  përfshirë Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore të Shëndetit I kanë ardhur në ndihmë Libanit. me autoritetet libaneze. Presidenti Trump, Kryeministri Australian Morrison dhe Presidenti Rus Vladimir Putin ofruan mbështetje dhe ndihmë. Rusia ka dërguar pesë aeroplanë që transportonin pajisje mjekësore dhe një ekip mjekësh për të ngritur një spital fushor në Bejrut.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “shpëtimi dhe ndihma” ishin nisur për në liban ndërsa edhe Izrali ka thënë se Libani do të marrë ndihmëne  vendit të tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit tha se spitali fushor egjiptian në Bejrut ishte gati për të ofruar ndihmë, dhe se ajo kishte marrë tashmë një numër pacientësh.

Fqinjët e Lindjes së Mesme përfshirë Katarin, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irakun gjithashtu do të dërgojnë punonjësit mjekësor në terren, furnizimet mjekësore dhe naftën në Liban.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment