Bota

“Hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është i nevojshëm”/Merkel u bën thirrje të fortë qytetarëve: Qëndroni në shtëpitë tuaja sa më shumë të jetë e mundur

Ajo gjithashtu është shprehur së nëse të gjithë do të heqin dorë nga çdo festë që nuk është e nevojshme dhe të reduktojnë daljet jashtë shtëpisë atëherë do të mund që të përmbysin rendin rritës të infeksionit.
Featured image of article: “Hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është i nevojshëm”/Merkel u bën thirrje të fortë qytetarëve: Qëndroni në shtëpitë tuaja sa më shumë të jetë e mundur Angela Merkel

GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë për shtyp u ka kërkuar sot qytetarëve të Gjermanisë që të bëjnë të pamundurën për të reduktuar në maksimun çdo marrëdhënie të panevojshme me njëri-tjetrin. Ajo gjithashtu është shprehur së nëse të gjithë do të heqin dorë nga çdo festë që nuk është e nevojshme dhe të reduktojnë daljet jashtë shtëpisë atëherë do të mund që të përmbysin rendin rritës të infeksionit.

 “Hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm, nga çdo festë që nuk është vërtetë e nevojshme. Qëndroni në shtëpitë tuaja sa më shumë të jetë e mundur. Se si do të jetë dimri, se si do të jenë Krishtlindjet, do të vendoset në ditët dhe javët e ardhshme. Nëse secili prej nesh redukton tashmë në mënyrë domethënëse numrin e takimeve jashtë familjes së tij për disa kohë, ne mund të jemi të suksesshëm në ndalimin dhe përmbysjen e trendit të rritjes së infeksioneve”, deklaroi Merkel.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjermania që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 358,163 raste povitive me koronavirus ndërsa  9,838 persona kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment