Aktualitet

Hiqet gjelbërimi, eskavatorët nisin punën te “Parku Rinia” në Tiranë (VIDEO)

Nisin punimet në "Parkun Rinia" në Tiranë. Eskavatorët kanë nisur punën, duke filluar me heqjen e gjelbërimit.

Tiranë– Nisin punimet te “Parku Rinia” në Tiranë. Në videon e siguruar nga Dosja.al  kanë filluar punën eksavatorët të cilët po heqin gjelbërimin.

Në fotot e publikuara nga bashkia vihet re që një pjesë e parkut do të betonizohet, por ajo që është më e rëndësishme është sërish do të jetë hapësirë argëtimi.

Si do të bëhet parku sipas bashkisë Tiranë

Ky projekt është kundërshtuar nga opozita e cila shprehet se Veliaj do të betonizojë në Tiranë dhe ato pa parqe që kanë mbetur.

Tenderi për parkun

Më datë 30 prill Bashkia Tiranë hapi procedurën e tenderimit me Objekt ”Rehabilitimi i Parkut Rinia” projekt i cili është parashikuar të ndërtohet brenda 8 muajsh kalendarike dhe përllogarititet të kushtoj në një fond limit 104,629,747 Lek.

Në garë morën pjesë 8 kompani, por fituese u shpall kompania Agi Kons më datë 6 qershor 2019, me një ofertë rreth 640 mijë euro, ose sa 75 për qind e fondit limit

J.V/Dosja.al 

 

Shto Koment