Politike

Hiqet flamuri shqiptar, Xhelal Mziu iu bën ‘namin’ socialistëve: Skandaloze, është sulm ndaj simboleve kombëtare!

Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu shkruan se një ngjarje e tillë është e turpshme dhe i bashkangjitet skandalit të heqjes së simbolit të Shqiponjës.
Featured image of article: Hiqet flamuri shqiptar, Xhelal Mziu iu bën ‘namin’ socialistëve: Skandaloze, është sulm ndaj simboleve kombëtare! Flamuri shqiptar

KAMËZ– Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka akuzuar pasardhësin e tij Rakip Suli se ka hequr flamurin shqiptar të vendosur në qendër të qytetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Mziu shkruan se një ngjarje e tillë është e turpshme dhe i bashkangjitet skandalit të heqjes së simbolit të Shqiponjës.

“Rilindja sulm ndaj simboleve Kombëtare! Skandaloze dhe e Turpshme! Rilindasi 6% heq simbolin më të rëndësishëm kombëtar, Flamurin Kombëtar. Në Kamëz, në Bulevardin Blu, kishte 10 vite që ishte vendosur në një lartësi prej 40 metrash flamuri kombëtar me përmasa 12 ml x 8 ml e barabartë me 96 m2, më i madhi dhe rekord kombëtar, prej 10 vitesh. Ai nuk është më aty! Ky skandali i bashkangjitet heqjes së Shqiponjës , nga sheshi Shqiponja Tiranë,”-shkruan Mziu në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë janë postuar foto të tjera ku duket qartë që në zyrat e bashkisë ka nisur spastrimit politik. Kjo pasi të gjitha simbolet dhe posterat e PD-së kanë përfunduar në koshat e qytetit.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment