Aktualitet

Hiqej si juriste dhe mashtronte qytetarët duke u marrë shuma të mëdha parash, gjykata liron nga burgu ish-asistenten e Milena Haritos

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Amarilda Lekën, ish-asistenten e ish-minitres Milena Harito, e cila akuzohet se ka përfituar shuma të mëdha nga njerëz të ndryshëm nëpërmjet mashtrimit, duke premtuar se do të ndikonte në vendimet e gjykatës.
Featured image of article: Hiqej si juriste dhe mashtronte qytetarët duke u marrë shuma të mëdha parash, gjykata liron nga burgu ish-asistenten e Milena Haritos Amarilda Leka

TIRANË -Gjykata e Tiranës ka zbutur masën e sigurisë për Amarilda Lekën, ish-asistenten e ish-ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike,Milena Harito. Organi i drejtësisë ka vendsour që ta lërë në arrest shtëpie 33-vjeçaren. Mësohet se vendimi është marrë vetëm pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës.

Amarilda Leka u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, pasi kishte përvetësuar shuma të mëdha parash nga qytetarë të ndryshëm. Ajo prezantohej si juriste e Gjykatës së Lartë dhe si ish-nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Në këmbim të shumave të mëdha financiare, ajo u premtonte viktimave, se do t’i ndihmonte për të liruar njerëz nga burgu, duke ndikuar tek gjyqtarët.

Amarilda Leka, në vitin 2015 arriti që t’i merrte 25 mijë e 500 euro Zef Gjokës, vëllait të të arrestuarit, Xhorxh Gjoka, i cili ishte kapur me drogë. Leka, 30-vjeç në atë kohë mësohet se ka kontaktuar Gjokën dhe i ka thënë se ishte nusja e djalit të ish-ministrit të ndjerë, Luan Hajdaraga, Ervinit, dhe se kishte njohje shumë të forta me gjyqtarët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu në të njëjtën kohë, Leka, që prezantohej me emrin Ilda Leka, arriti të mashtronte edhe një taksist me emrin Liman Koçi, të cilit i premtoi se do t’i lironte djalin nga burgu në këmbim të 42.500 mijë eurove.

Gjatë kësaj kohe, Leka ishte edhe sekretare e shtabit elektoral të PS në Tiranë dhe asistente e ish-Ministres, Milena Harito.  Mirëpo vetë Harito e ka përgënjeshtruar këtë fakt, duke u shprehur se Leka nuk ishte sekretare e shtabit elektoral, por thjesht aktiviste.

(g.sh./dosja.al)

Një Koment në “Hiqej si juriste dhe mashtronte qytetarët duke u marrë shuma të mëdha parash, gjykata liron nga burgu ish-asistenten e Milena Haritos

  1. Po cjane kto poshtersira me lirimin e ksaj buceje te rilindjes turp turp turp

Shto Koment