Politike

‘Hiqe xhupin o artist’/ Kryeministri nxjerr rrugën e asfaltuar, fotot e nxjerrin zbuluar, dështon ekipi i propagandës

Kryeministri Rama publikon pamjet e rrugëve të asfaltuara tek "Shkëmbi i Kavajës", por siç shihet në foto, punimet nuk janë të kësaj vere.
Featured image of article: ‘Hiqe xhupin o artist’/ Kryeministri nxjerr rrugën e asfaltuar, fotot e nxjerrin zbuluar, dështon ekipi i propagandës Edi Rama, dhe fotot e investimeve ne Kavaje

KAVAJË- Kryeministri Edi Rama është krenuar ditën e sotme me prezantimin e ndryshimeve të bëra në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku njofton rregullimin e rrugëve, shtrimin me asfalt, dhe vendosjen e ndriçimit.

“Vazhdon çdo natë edhe gjatë sezonit veror, sistemimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku katrahurës, pluhurit, errësirës, xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap përgjatë brezit bregdetar, po i ze vendin hap pas hapi, një rrjet normal infrastrukture falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane😊 Gur gur bëhet muri dhe mur mur bëhet kalaja, thotë Populli, paçka se të kërkosh sot durim, pas aq shumë vitesh të shkuara mbrapsht, duke i’a futur kot e shkatërruar medemek për të ndërtuar, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë🤭”-shkruan Rama, ndërsa krahas postimit ka edhe disa foto të cilat ilustrojnë këto ndryshime.

Por si është e vërteta?

Kryeministrit dhe ekipit të tij të propagandës i ka shpëtuar një detaj, i cili ne të Dosja.al na e mori menjëherë vëmendjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Siç shihet qartë edhe në këtë foto, personat që ndodhen në foto janë të veshur me xhup dhe rroba të trasha, qielli është i nxirë, çka tregon se koha në të cilën janë shkrepur fotot është tjetër.

Pse e ndjen të nevojshme shefi i qeverisë që të publikojë pamje nga investime të shkuara?

Të ketë qenë kaq ftohtë dje në Golem? Për më shumë ndiqni fotot e postuara nga Rama, pa më shumë koment.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment