Dikur

“Hiq çorapet e kuqe dhe martohu!”/ Rama rikthehet tek ZAKONET e vjetra, s’ka më Majkon ta ‘udhëzojë’, si e theu premtimin e vjetër

VIDEO
Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ndau me socialistët bisedën që ka pasur me Pandeli Majkon.  
Featured image of article: “Hiq çorapet e kuqe dhe martohu!”/ Rama rikthehet tek ZAKONET e vjetra, s’ka më Majkon ta ‘udhëzojë’, si e theu premtimin e vjetër Edi Rama dhe Pandeli Majko

VLORË“Hiq çorapet e kuqe dhe martohu!,”-këto ishin dy kushtet që Pandeli Majko i vendosi kryeministrit Edi Rama për të bashkëpunuar, pas zgjedhjes së këtij të fundit në krye të Partisë Socialiste.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ndau me socialistët bisedën që ka pasur me Pandeli Majkon.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Që ditën e parë që u bëra kryetar i PS-së, Pandi nuk donte. Pandi kandidoi për Sekretar të Përgjithshëm. Nuk donte. Mua më donte. Por si kryetar jo. Po u bëra unë. U bë dhe Pandi sekretar i Përgjithshëm. Dhe takohemi aty tek selia. Pandi më tha jam gati për bashkëpunim, por që të fillojmë bashkëpunimin ik hiq çorapet e kuqe dhe martohu! Hiq çorapet e kuqe dhe martohu. Ia plotësova të dyja, ça të bëja?,”-tha Rama.

Por me largimin e Majkos nga Kuvendi, pasi nuk arriti që të fitonte mandatin, Rama duket se i është kthyer zakoneve të vjetra, duke veshur sërish çorape të kuqe. Në fotot që ka postuar nga Vlora, ngjyra e tyre e ndezur bie në sy, madje edhe kombinimi që i ka bërë me atletet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment