Aktualitet

Hipoteza e epidemiologut Alimehmeti: Virusi nuk do zhduket në verë, do mësohemi të bashkëjetojmë me të

Alimehmeti u shpreh se në të gjithë botën flitet për një bashkëjetesë me këtë virur.
Featured image of article: Hipoteza e epidemiologut Alimehmeti: Virusi nuk do zhduket në verë, do mësohemi të bashkëjetojmë me të Ilir Alimehmeti, epidemiolog

TIRANË- Epidemiologun Ilir Alimehmeti  ka deklaruar sot COVID-19 nuk do largohet në verë, kur do vijnë dhe rritjet e temperaturat. I ftuar në “360gradë”, ai tha se në të gjithë botën flitet për një bashkëjetesë me këtë virur.

Nëse do të ketë një valë të dytë, mundësia që ngritja e temperaturave ta ulë kazistikën, por në rastin e Covidit nuk e zhduk dot, pas R0 e Covidit është shumë e lartë, nuk e zhduk dot përmes temperaturës, e zbut por nuk e zhduk.

E bën të rikthyeshëm në muajt më të ftohtë. Bëhet e qartë nga kryeministri dhe në shumë shtete se ne duhet të bashkëjetojmë me këtë virus sepse do të qëndrojë, nuk do të zhduket”, u shpreh Alimehmeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment