Politike

ME VIDEO/ “Franca na harroi himnin dhe i kërkoi falje Armenisë”, Rama i kujton Macron-it skandalin e bujshëm, s’e kursen para të gjithëve në Gjermani dhe shkrin së qeshuri sallën

I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, në Mynih të Gjermanisë, Rama foli si kryesues i OSBE-së për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ndoqi me kërshëri të gjithë prezantimin e bërë aty. Pasi mori fjalën, kryeministri i Shqipërisë gjeti rastin që të përmendte skandalin me himnin shqiptar, duke thumbuar kështu Presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Featured image of article: ME VIDEO/ “Franca na harroi himnin dhe i kërkoi falje Armenisë”, Rama i kujton Macron-it skandalin e bujshëm, s’e kursen para të gjithëve në Gjermani dhe shkrin së qeshuri sallën Edi Rama ne Mynih dhe Manuel Macron
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e ka harruar skandalin me himnin shqiptar që u bë nga Federata Franceze e Futbollit teksa skuadra kombëtare kuqezi u përball në një ndeshje në transfertë me vendasit në Paris. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë, në Mynih të Gjermanisë, Rama foli si kryesues i OSBE-së për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ndoqi me kërshëri të gjithë prezantimin e bërë aty. Pasi mori fjalën, kryeministri i Shqipërisë gjeti rastin që të përmendte skandalin me himnin shqiptar, duke thumbuar kështu Presidentin e Francës, Emanuel Macron.

“Faleminderit që nuk bëre të njëjtin gabim që bëre me disa të tjerë. Megjithatë ndërkohë që po dëgjoja gabimet që po bëje po mendoja për ca gabime shumë më të mëdha kur Shqipëria luajti në Paris dhe i vunë himnin e Andorës. Të gjithë u çuditën dhe pastaj francezët e kuptuan që kishin bërë gabim dhe pastaj i kërkuan ndjesë Armenisë që kishin vënë himnin e gabuar,”- tha Rama dhe salla u shkri së qeshuri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 7 shtator, Shqipëria zhvilloi një ndjeshje në transfertë me Francës, mirëpo organizimi çaloi. Fillimisht u vu himni i Andorës, kur në fushë zbriti ekipi kuqezi, por sit ë mos mjaftonte kjo, komentatori i ndeshjes i kërkoi falje Armenisë për gafën, në vend të Shqipërisë. Në një njoftim të shpërndarë nga zyra e shtypit të kryeministrit Edi Rama, u bë me dije se presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka dërguar një mesazh ndjese kreut të qeverisë, por mesa duket Rama s’e ka harruar. Pas këtij skandali, UEFA vendosi të gjobisë me 20 mijë euro Federatën Franceze.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment